Gjyqtaret kerkojne rritje rrogash
Redinalda Caushaj
Gjyqtaret kerkojne rritjen e rrogave sipas eksperiences se punes, ndryshimin e disa neneve, qe behen shkak per zvarritjen e gjyqeve, permiresimin e procedurave te hedhjes se shortit elektronik dhe infrastrukturen. Madje, nje prej tyre ka shkuar me tej, duke i bere thirrje kolegeve qe te bejne kujdes me kafet qe pine me palet ne procese te ndryshme, si nje nga rruget per te shmangur pasojat abuzive. Ka nisur ne kete menyre dje, dita e pare e promovimit te "Librit te Bardhe" nga Keshilli i Larte i Drejtesise, ne nismen e deklaruar nga numri dy i saj, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit u shpreh hapur se do t'i jape fund epokes se perzgjedhjes se gjyqtareve nepermjet tendereve dhe ne zyrat e KLD-se, duke ofruar kalimin e kandidaturave ne disa faza. Fushata e "Librit te Bardhe" do te zgjase deri ne fund te muajit janar, dhe do te zhvillohet ne te gjitha rrethet e Shqiperise.
Fushata e "Librit te Bardhe" ka startuar dje per here te pare ne Gjykaten e Tiranes. Ka qene ora 10:30, kur te 58 perfaqesuesit e kesaj gjykate kane lene proceset e tyre dhe jane ulur ne stolat e salles nr. 1, ku zakonisht shohin nga tribuna te aferm te viktimave, apo te te pandehurve. Nje diskutim per t'i ardhur ne ndihme edhe reformes ne drejtesi ka qene ai i nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiut, kreut te gjykates se Tiranes, Albert Meca dhe te tjere. Per here te pare, gjyqtaret kane thyer tabune, duke folur publikisht per hallet qe kane dhe problemet qe hasin, pasi ne rregullore u eshte e ndaluar te deklarohen ne media. Mungesa e sallave dhe nje numer i madh i proceseve, te cilat gjykohen cdo dite, ka bere qe nje pjese e proceseve te gjykohen edhe ne zyra.
Gjyqtaret kane ngritur zerin per nivelin e pagave, si nje prej shkaqeve qe ne shume raste sjell edhe abuzime, per te cilat eshte folur aq shume kohet e fundit. Ata kane kerkuar diferencim te rrogave sipas eksperiences se punes. Ndersa nje fenomen tjeter i "denoncuar" gjate takimit per "Librin e Bardhe", ka qene edhe ulja ne kafe e gjyqtareve me palet ne proces, qe bie ndesh me misionin e drejtesise per te qene e paanshme ne vendime. Por kjo dukuri ndikohet edhe prej infrastruktures, mungeses se sallave, papershtatshmerise se zyrave per gjyqe etj. Madje, nga referuesit eshte kerkuar qe gjyqtaret te mos ulen ne kafe as me noteret, avokatet apo perfaqesuesit e organit te akuzes. Me tej eshte kerkuar ndryshimi i Kodit te Procedures Penale, pasi ne shume raste gjyqet shtyhen, sepse duhen pritur leter-porosite. Gjyqtaret i kerkuan numrit dy te KLD-se qe te merren masa per keto raste dhe per menyren se si zhvillohet hedhja e shortit, ku ka perzierje te sektoreve ne institucion ne ceshtjet civile apo penale.
Edmond Islami :
"Do te ndalesha ne dy momente ne punen tradicionale per te kryer misionin tone perballe reformes ne gjyqesor ne karriere dhe ne gjyqesor te shendetshem. Gjyqtaret kane qene indiferent me pare. Inspektorati eshte ne permbushje te detyrimeve per kryerjen e veprimeve qe jane me ligj dhe shumeplaneshe".
Altin Shurti:
"Gjyqtaret nuk duhet te ulen ne kafe me asnje prej paleve. Problemet ne procese kane ardhur si pasoje e flete-thirrjeve, leter-porosive, te cilat kane cuar edhe ne shtyrje te njepasnjeshme te seancave, nderkohe qe, duke ndryshuar Kodin e Procedures Penale, mund te shpallet edhe ne mungese dhe te vazhdohet procesi normalisht. Gjithashtu, mbetet per t'u pare edhe karriera e gjyqtareve".
Adimir Thanza:
"Fushata eshte nje iniciative e mire dhe do te jete pjese e reformes gjitheperfshirese. Duhet te vleresohet dhe puna e mire qe kane bere gjyqtaret gjate kesaj periudhe. Duhet pare ana pozitive e punes dhe duhet hequr pjesa negative e tyre".
Femi Petku:
"Reforma duhet te behet e kujdesshme per te informuar opinionin publik. Duhet te vleresohet puna jone qe t'i paraqitet publikut per te pasur edhe besueshmeri ndaj gjykates dhe duhet pergatitur opinioni, qe gjerat nuk behen ne nje kohe te shkurter. Libri duhet te kishte nje klasifikim te faqet e para. Gjyqtaret nuk duhen vleresuar ndryshe ne nje trup gjykues, ku nje merr vleresim dhe dy te tjeret masa ndeshkimore nga ana e KLD-se".
Petrit Como:
"Keshilli i Larte i Drejtesise dhe inspektorati nuk duhen pare si dikush qe te ben keq, por si dicka qe duhet ndryshuar ne sistemin e gjyqesorit. Duhet qe te reformohen disa ligje dhe te ngrihen rrogat e gjyqtareve. Nuk mund te vleresohen njesoj gjyqtaret qe kane nje vit karriere dhe ata qe kane 10 vjet. Sigurisht qe pas dhjete vitesh edhe keta gjyqtare te rinj do te vleresohen me shume".
Ariana Caco
"Dua te evidentoj tre probleme ne rregullimin e punes ne gjykate. Se pari, infrastruktura duhet te rregullohet, pasi ne bejme me shume gjyqe ne zyra. Se dyti, hedhja e shortit duhet qe te monitorohet dhe se treti, duhet te shikohet me teper seksioni, pasi eshte bere nje bashkim i seksionit administrativ dhe atij civil, themeli sic e themi ne ne gjuhen e perditshme".
Artan Broci:
"Prej afro 8-9 vitesh, sistemi i gjyqesorit filloi te degradoje dhe niveli i korrupsionit njohu rritje. Sistemi gjyqesor qe ne kemi nuk eshte nje sistem i mirefillte anglo-sakson, pasi ka zvarritje te procesit gjyqesor, prishje, kthimi per rigjykim te ceshtjeve, te cilat vijne per arsye te ndryshme, duke sjelle sorollatje te imazhit te qytetareve e duke ndihmuar keshtu ne rritje te imazhit negativ te gjyqesorit".