E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per votimin, kerkohet burg perjete

Vrasja e dyfishte pak dite pas zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 1997 ne Shkoder rrezikon t'i kushtoje burgimin perjete nje 55-vjecari nga qyteti i Shkodres. Prokuroria e Krimeve te Renda ka lexuar dje pretencen ne gjykaten me te njejtin emer ne ngarkim te te pandehurit Dede Stragu. Organi i akuzes i ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Liljana Baku, shpalljen fajtor dhe denimin e Stragut me burgim te perjetshem, pasi eshte autor i vrasjes se dyfishte me 6 korrik te vitit 1997, te dy bashkefshatareve te tij, Gjon Boga dhe Gjelosh Fierza, ne fshatin Kuje, te komunes Pult. Konflikti mes paleve ka nisur diten e zgjedhjeve, me 29 qershor, kur Stragu ka qene anetar komisioni ne qendren e votimit, kurse Gjon Boga, nje prej viktimave, ishte nenkryetar. Mes tyre ka filluar nje grindje, e cila kishte si motiv fillimin ose jo te votimit. Mungesa e kryetarit te komisionit, Gjergj Boga, ka qene edhe shkaku i nisjes se konfliktit. Stragu nuk ka lejuar qe votimi te fillonte pa ardhur kryetari, nderkohe qe Boga ka qene pro. Me pas kane nisur sharjet dhe grushet dhe me pas i pandehuri eshte larguar ne shtepi dhe me pas eshte rikthyer me nje arme tip automatike, ku dhe ka qelluar per vdekje viktimen Gjon Boga e anetarin e komisionit, Gjelosh Fierzen. Dede Stragu akuzohet per veprat e penale te "vrasjes", "plagosjes se rende", "armembajtjes pa leje", e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese". Ne seancen e radhes, mbrojtja do te lexoje dhe konkluzionet e saj perfundimtare.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›