Alibeaj: Gjyqtaret, korrupsion dhe politike
Ornela Hila
Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, akuzon gjyqtaret se jane te perfshire ne korrupsion dhe te lidhur me politiken, e cila influencon mbi ta. Kurse nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise paralajmeroi masa drastike ndaj gjyqtareve qe kane mangesi ne detyre, abuzojne apo jane te paafte. Deklaratat jane bere dje, gjate analizes se gjyqesorit te kater rretheve ne Vlore. Te pranishem kane qene gjyqtare e prokurore te rretheve Vlore, Fier, Lushnje e Berat, te cilet kane referuar rreth punes se gjykatave dhe prokurorive respektive per vitin 2007. Ne takim kane qene te pranishem perfaqesues nga Zyrat e Sherbimit Permbarimor ne keto rrethe, si dhe perfaqesues te Dhomave te Avokatise.
"Do te hiqen nga posti te gjithe ata qe do te konsiderohet te paafte", tha ne takim nenkryetari i KLD-se, i cili solli si shembull vendimin e KLD-se per shkarkimin e kryetares se Gjykates se Apelit te Vlores dhe dy anetareve te kesaj gjykate. "Per ne, si KLD, keto lajme jane mjaft te keqija, dhe jane vendime te veshtira, por qe duhen marre per te rimekembur kete sistem, i cili duhet te funksionoje i pavarur", tha ne takim Kreshnik Spahiu. Nenkryetari i KLD-se ju beri thirrje gjyqtareve qe te mos behen pjese e aferave korruptive, apo te lene shkak per t'u perfolur ne media apo gjetke, pasi jane ne kete post per te mbrojtur te drejtat e qytetareve. Spahiu foli rreth reformes ne drejtesi, e cila ka si baze luften anti-korrupsion.
Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, foli me tone te ashpra ndaj gjyqesorit dhe pjeseve perberese te tij. Cdo minister, edhe ai i Drejtesise, duhet te qendroje ne kembe perpara gjyqtareve dhe ketij sistemi, por fatkeqesisht sistemi gjyqesor ne Shqiperi vuan thellesisht nga korrupsioni dhe sistemi ka pavaresi te deformuar, per shkak te influencave politike. Une ju bej nje thirrje te vetepastroheni, pasi kjo eshte nje semundje infektive qe ju ka kapur". Duke u thelluar ne analizen e dukurise se korrupsionit, Alibeaj vuri ne dukje se gjyqtaret ne Shqiperi jane shnderruar ne
administratore zyrash qe kane makina luksoze. "Jane skandaloze nje pjese e mire e vendimeve te marra prej jush, dhe ju nuk keni asnje reagim te ndryshoni", iu drejtua ministri gjyqtareve. Sipas tij, gjyqtaret ne teresi paraqesin nje shkalle papegjegjshmerie te larte, ndersa sistemi reflekton nje pavaresi te deformuar, per shkak te influencave politike dhe atyre korruptive.
Vonesa, paaftesi dhe vendime te padrejta
Alma Licaj, kryetare e Gjykates se Apelit te Vlores, ne analizen e ketij institucioni ka deklaruar se vendimet e marra nga kjo gjykate nuk kane qene ne nivelin e kerkuar. "Jane konstatuar vendime me mangesi ne arsyetim, mosdhenie pergjigje te te gjitha ankesave te te ankimuarve dhe mosdhenie e nje arsyetimi bindes per kundershtimin e vendimit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare", tha Licaj. Ajo gjithashtu verejti se ka pasur vonesa ne pergatitjen e dosjeve dhe vonesa te pajustifikueshme ne gjykime, duke sjelle keshtu zvarritje te tejzgjatura ne gjykime. Sipas kryetares Licaj, shtyrjet e pamotivuara te seancave dhe pergjegjesia bie personalisht mbi cdo gjyqtar. Nga ana tjeter eshte konstatuar nje disipline e ulet ne pune ne Gjykaten e Apelit te Vlores, si dhe vendime te dyshimta e ndonjehere edhe te padrejta. "Eshte skandaloze qe nga momenti i regjistrimit te nje dosjeje, gjykimi te filloje pas 6-7 muajsh", verejti kryetarja e porsaemeruar e Gjykates se Apelit te Vlores. Duke perfunduar, ajo tha se gjithashtu probleme te shumta jane verejtur ne hedhjen e shorteve, shpeshhere te pabazuar ne aktet ligjore si dhe pa transparence.