E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët nuk e mbrojnë Falcaon

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka deklaruar se Radamel Falcao ka më pak mbrojtje nga gjyqtarët për dallim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Atletico mposhti Getafen 2-0 të dielën falë golave në pjesën e parë nga Adrian Lopez dhe Arda Turan duke vazhduar ndjekjen e liderit Barcelona. Por, në konferencë për shtyp, Simeone u ankua se Falcao – të cilit iu refuzua një kërkesë për penallti në minutën e 27-të – nuk trajtohet njësoj sikurse Messi e Ronaldo.

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarë, por më duhet kohë pas kohe, në momente vendimtare. Është e qartë se Messi ose Ronaldo pothuajse në çdo kontakt marrin goditje të palejuar, por nuk është njësoj me Falcaon, gjyqtarët nuk akordojnë asgjë. Shpresoj që në të ardhmen gjyqtarët të jenë më të vëmendshëm”, u shpreh Simeone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›