E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gjyqtaret, prokuroret e vendoret, fshehin pasurine"

Raporti i Qendres per Transparencen dhe Informimin e Lire veren se nje menyre qe zyrtaret zgjedhin per t'i shpetuar hetimeve, eshte fshehja e pasurive te tyre, ku me te spikaturit jane te zgjedhurit vendore. Ne kete raport, gjyqtaret dhe prokuroret dalin si kategorite e zyrtareve me me shume pikepyetje per pasurine e tyre, te cilen shpeshhere e maskojne permes transferimeve. "Vazhdon mosdeklarimi i pasurive informale, mosdeklarimi i bilanceve per ata qe kane biznese private, ose kur keto te fundit deklarohen, referencat jane negative", ve ne dukje Qendra per Transparencen dhe Informimin e Lire. Sipas tyre, qe nga fillimi i zbatimit te ligjit per deklarimin e pasurise formulari ka pesuar ndryshime, duke lehtesuar plotesimin e tij dhe te kuptuarit e kerkesave nga zyrtaret e detyruar ta plotesojne. Duke vijuar me tej, thuhet se sa me i thjeshte te behet formulari, aq me lehte plotesohet nga zyrtaret dhe aq me veshtire behet per keta te fundit te shmangin detyrimet e deklarimit. QTIL thote se vetem tre gjykates apo prokurore kane deklaruar shtepi verore ne bregdet nderkohe qe te dhenat e pergjithshme te marra nga kompanite ndertuese ne zonat turistike flasin per nje klientele shume te zgjeruar nga radhet e gjykatesve e prokuroreve. Sipas tyre, zyrtaret lokale jane te perfshire ne nje mase te madhe ne biznese private qe zhvillohen ne territorin ku ata kryejne detyrat publike. Raporti veren se ka raste te marrjes se kredive pa justifikim cfare do te thote se eshte e nevojshme nje bashkepunim per raste te tilla me drejtorine e luftes kunder pastrimit te parave. Ky raport keshillon ILDKP se duhet te ndryshoje menyren e hedhjes se shortit te kontrollit te zyrtareve duke i ndare ata ne kategori.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›