E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi i PDU: Marreveshja me Greqine, rendesi per kufijte

Marreveshja per percaktimin e kufirit detar mes Greqise dhe Shqiperise shihet si nje akt juridik teper i rendesishem edhe nga kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet, ish-deputeti socialist Shpetim Idrizi, i cili e vlereson nenshkrimin e marreveshjes, duke thene se ajo percakton per here te pare kufijte detare mes dy vendeve. Vleresimi i Idrizit per kete marreveshje, vjen ne nje kohe kur Partia Socialiste dhe disa parti te tjera jo parlamentare e kane kundershtuar ate, duke e ankimuar edhe ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo marreveshje ka hasur kundershtimin e forte te socialisteve dhe aleateve te saj te majte dhe te djathte, duke kerkuar njeheresh dhe transparencen e plote te tere marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise, e cila pritet te ratifikohet ne Kuvend. Nga ana tjeter socialistet nuk jane mjaftuar vetem me kundershtimin, por nepermjet nje ankese zyrtare kerkojne ne Gjykaten Kushtetuese qe te shprehen per kushtetutshmerine e kesaj marreveshje. Madje tonet kane qene me te vertete te ashpra, teksa kane akuzuar deri per tradhti kombetare, qeverine e kryesuar nga Berisha. Pavaresisht se ekspertet qe jane marre me kete marreveshja, kane hedhur poshte me argumente tere akuzat e ngritura per kete qellim, duke provuar se kane marre per baze konventat nderkombetare dhe ligjet nderkombetare e te vendit, per kete marreveshje te rendesishme dhe te vonuar madje, mes dy vendeve per kufirin detar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›