E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Gati te jap doreheqjen

Kreu i PDI-se, Tahir Muhedini ka deklaruar gatishmerine e tij per te dhene doreheqjen nga cdo funksion, ne interes te ruajtjes se unitetit brenda radheve te shoqates dhe partise se komunitetit cam. Deklarimi i tij eshte bere dje ne Durres, ne takimin e organizuar me mbeshtetes te PDI-se, te cilet jane perfshire ne nje situate konfuze, pas perplasjes se Muhedinit me deputetin Shpetim Idrizi. Per me shume se 30 minuta, Muhedini ka synuar te binde mbeshtetesit se konflikti mes PDI dhe PDU-se se Idrizit, eshte shtytje qe vjen nga jashte me synimin e minimit te ceshtjes came, pikerisht ne kohen kur partia e tyre eshte bere pjese e aleances me te djathten ne pushtet. "Nuk patem fatin te gezojme as nje dite mandatin e deputetit tone ne Parlamentin shqiptar, pasi deputeti Dashamir Tahiri iku nga PDI ne nje force tjeter politike", ka thene kreu PDI-se, Tahir Muhedini. Ai e ka cilesuar historike futjen e partise came, ne Parlamentin shqiptar. "Pas 65 vitesh partia jone behet parti parlamentare", ka thene Muhedini, i cili akuzoi edhe ne here socialistet per vjedhjen e nje mandati te PDI ne Fier. Kreu i kesaj partie eshte shprehur se "dy forca politike demtojne rende ceshtjen came". Sipas tij, ka prova se Idrizi eshte nxitur nga faktore te jashtem te krijoje trullosjen e elektoratit cam, pikerisht ne kohen qe partia e tyre dhe shoqata "Cameria" po behen gati te hedhin ne gjyqin nderkombetar Greqine per genocidin e ushtruar. "Ne kerkojme denimin e genocidit grek ne popullsine came, marrjen e shtetesise greke dhe te drejten per t'u kthyer ne tokat tona ne Cameri, kurse Shpetim Idrizi kerkon vetem kompensim te tokave tona", ka pohuar Muhedini. Me tej ai ka bere te qarte se eshte i gatshem te jape doreheqjen, me kushtin e vetem qe partia came me siglen e PDI, te mos kete percarje ne te majte e ne te djathte dhe se camet te mos shperndahen ne parti te ndryshme. Heqja e Muhedinit nga kryesimi i listes se kandidateve per deputet ne qarkun e Vlores me ane te presionit te ushtruar dhe zevendesimi me Dashamir Tahirin, i cili pa bere betimin e deputetit la ne rruge PDI-ne, eshte cilesuar nga kreu i PDI si strategji e organizuar nga jashte por pa drejtuar ne emer te pervecem gishtin ndaj askujt. Muhedini ka ribere te qarte se i qendron marreveshjes per bashkeqeverisjen me PD per te fituar mandate ne qeveri dhe poste te tjera si dhe PR e Fatmir Mediut. Kreu i PDI del per te paren here para elektoratit dhe perballe medias qe nga koha kur ne kete parti nisen debatet e forta, debate qe cuan ne krijimin e PDU-se nga Shpetim Idrizi. "Ne mundem se bashku qe pas nje perpjekje katervjecare te futemi ne parlamentin shqiptar ndersa 12 parti te tjera dolen jashte parlamenti pasi nuk munden te marrin mandate"-u shpreh Muhedini i cili kerkoi ne Durres ribashkim te te gjitha grupimeve dhe fraksioneve per te ruajtur elektoratin cam. Ne zgjedhjet e vitit 2007 PDI mundi te kete keshilltare ne 6 qarqe te vendit dhe 47 keshilltare bashkiake e komunale, kurse ne ato te vitit 2011 ky subjekt mendon te kete disa here me shume prani ne qeverisjen vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›