Lohan kalon makinen ne Bllate dhe verifikon nese eshte e vjedhur
Brenda fundit te muajit te gjitha pikat kufitare te vendit do te jene te perfshira ne sistemin qe siguron kontrollin e cdo personi dhe cdo automjeti qe hyn dhe del ne Shqiperi, sipas modelit te vendeve te zones "Shengen". Ky eshte nje nga kushtet kryesore per liberalizimin e vizave te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Lajmi eshte bere dje i ditur nga ministri i Brendshem. Lohan perdori dokumentet e makines se tij per te verifikuar nepermjet lidhjes nga Bllata, me Interpolin, nese makina e tij ishte e vjedhur apo jo. Rezultati ishte negativ. Por me shume se kjo, ambasadorit Lohan duket se i ka bere pershtypje funksionimi i rrjetit.