E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Do te ndertojme 8 shkolla ne Afganistan

Shqiperia do te ndertoje 8 shkolla ne Afganistan dhe po keshtu do te prese cdo vit per t'i trajtuar me bursa 100 studente afgane. Ky ishte premtimi qe beri ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjate fjales se tij ne ministerailin e NATO-s, i cili u zhvillua ne Bratislave te Sllovakise. Punimet e ketij ministeriali zgjaten dy dite dhe ministrat e Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s, diskutuan tre ceshtje kryesore, mes tyre Afganistani, mbrojtja raketore dhe transformimi ushtarak. Ministri Imami u shpreh se Shqiperia, ne kuader te angazhimit ne Afganistan, do te vazhdoje te jape kontribute te vleresueshme, duke mbajtur kompanine e ushtarakeve qe ka atje edhe po keshtu do te shtoje nje skuader me 20 mjeke. "Ne do te ngreme tete shkolla dhe do te presim, duke filluar nga viti 2010, 100 studente afgane qe do te perfitojne burse studimi ne Shqiperi", deklaroi ministri Imami ne kuader te zbatimit te objektivave ne Shqiperise ne NATO. Ministri Imami duke iu referuar edhe raportit te gjeneralit Mchrystal, tha se raporti dhe pervoja e ketyre viteve, tregon se ka nevoje per nje qasje me gjitheperfshirese, ne menyre qe te zgjidhen problemet afatgjata. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbajti pas ministralit nje konference per shtyp, ku sqaroi ceshtjet te cilat u diskutuan gjate punimeve te ketij ministeriali. Ai u shpreh se ceshtja me e rendesishme, qe zuri hapesirat e diskutimit ishte ajo e Afganistanit. Rasmussen u shpreh se e vetmja menyre qe Afganistani te mos lejohet te kthehet ne duart e terroristeve, eshte investimi per te forcuar kapacitetet ushtarake dhe te sigurise se shtetit afgan. Sekretari Rasmussen foli edhe per ceshtjen e raketave, qe u diskutua ne kete ministerial. Ai tha se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, mbajti nje fjalim te shkurter sqarues per qasjen e amerikaneve ndaj mbrojtjes raketore ne Evrope.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›