Vetevendosja Qeveria te largohet

Dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahemti, të hënën kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes shpreh qëndrimin se për shkak të situatës së rëndë politike dhe ekonomike në vend, të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Kosovës.
Lëvizja “Vetëvendosje” mori këtë qëndrim duke analizuar situatën e përgjithshme të muajve të fundit dhe parashikimet për zhvillimet politike në të ardhmen.
Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, sipas RTK-se, tha se qeveria aktuale po bëhet gati për të shitur të gjitha pasuritë e Kosovës, si dhe, siç tha, për të vjedhur edhe më shumë buxhetin e Kosovës, përmes proceseve të dyshimta të privatizimit.
Kurti tha se kjo qeveri po pranon koncesionet që edhe më tutje po i bëhen Serbisë. Ai tha se qeveria nuk është duke bërë asnjë zgjidhje për vendin tonë, por vetëm probleme për qytetarët.
Shpend Ahmeti nga kjo Lëvizje, tha se gjatë muajve të fundit kanë konstatuar se qeverisja aktuale, është duke e rrënuar vendin dhe jo duke e ndërtuar atë. Prandaj, ka shumë arsye që kjo qeveri duhet të japë dorëheqje, tha ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova EULEX: Nuk ka kthim prapa për veriun
EULEX-i deklaron se në veri të Kosovës nuk do të ketë kthim të gjendjes para 25 korrikut dhe se pas 16 shtatorit do të vihet kontrolli doganor. 11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së
Me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderë të institucioneve të Kosovës kanë adresuar mesazhe në mbështetje të popullit amerikan. Kërcënohet gazetari serb
Jo rrallë herë gazetari Bojan Bozhoviç ishte objektiv i sulmeve në shtëpi madje edhe në vendin e tij të punës në Zubin Potok. Serbia: Jo dhunë në veri
Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO të parandalojë dhunën në Kosovë. KEK në krizë, nuk ka energji
Në mungesë të fondeve për blerjen eenergjisë elektrike nga importi, Korporata Energjetike e Kosovës paralajmëron shkëputjen e veriut nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike.
Lajmet kryesore
"Konsensus kombëtar për në BE"
Frattini e Lambrinidis japin mesazhin në Tiranë
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur
Nis viti i ri shkollor