E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi i familjareve: Rajmonden e vdiqen mjeket

Vlore- Zbulohet denoncimi i bere nga familjaret e Rajmonda Bletes, 22-vjecares qe vdiq ne duart e mjekeve te spitalit te Vlores, ne rrethana te paqarta. "Mjeket kane neglizhuar ne kurimin e Rajmondes. Ata jane pergjegjes per vdekjen e saj, ndersa shkaku nuk eshte temperatura e larte. Rajmonda vdiq pas injeksionit ne krah te nje shiringe, per te cilen nuk na u dhane sqarime", thuhet ne denoncimin e depozituar ne Prokurorine e Vlores pas ngjarjes se ndodhur. Sipas raportit te autopsise, 22-vjecarja ka nderruar jete si pasoje e temperatures se larte, "gjendje febrile" qe mund t'i kete ardhur kater jave pas abortit te detyruar dhe nga nje infeksion ne bajame. Drejtori i spitalit, Luter Nuraj, reagoi pas akuzave te familjareve duke thene se mjeket, kane ndjekur rregullat ne kurimin e te ndjeres.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›