Basketboll Femra/ Përcaktohen datat kampionatit të ardhshëm kombëtar
Federata Shqiptare e Basketbollit përcaktoi datat për zhvillimin e kampionatit të ardhshëm kombëtar për femra. Faza e parë e kampionatit kombëtar për femra grupi A1 do të zhvillohet me sistem rrethi me 11 javë. Faza e parë e kampionatit do të fillojë në datën 29 shtator dhe do të përfundojë në 9 dhjetor 2006. Ndërsa faza e dytë do të fillojë në 2 shkurt 2007 dhe do të përfundojë në 14 prill 2007. Në fund të sezonit (22 ndeshje) do të zhvillohet faza e play-off-it për të përcaktuar skuadrën kampione. Në të do të marrin pjesë katër skuadrat me te mira në përfundim të sezonit. Datat e ndeshjeve do të jenë 5,9,12 maj 2007. Dy skuadrat me te mira do të ndeshen në finale për të shpallur kampionen ne datat 16, 19, 23, 26 maj 2007. Shorti i kampionatit kombëtar do të hidhet në datën 1 shtator 2006 në FSHB. Superkupa e Shqipërisë do të zhvillohet në fushën e skuadrës kampione në datën 20 prill ndërmjet kampiones 2005-2006 dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë 2006.