Gjyshërit apo nipërit duhet të shqetësohen për të ardhmen?!
Artikulli “Të mos shohësh pyllin” është shkrim i bukur! E vetmja gje që me beri për të ardhur keq ishin fotot dhe videot nga protesta. Si ka mundesi që në Shqiperi me një moshe mesatare popullsie 25-30 vjeç, pikërisht kjo grup moshe ishte me pak aktivja në proteste???
Shumica e pjesëmarrësve ishin me floke të thinjur, ku është rinia shqiptare??? Nese i referohemi asaj shprehjes, se ” ata që nuk mesojne nga historia e tyre, jane të mallkuar ta përsërisin ate” atëherë punet jane me të vërtetë keq. Ku po e meson sot rinia shqiptare “historine” që nuk duhet përsëritur??? Te Blloku, me ato bisedat thashethemexhie dhe mburrje pa brumë???
Apo te “Mumia” dhe pub-et me re duhani që të zënë frymën??? Fakti që baballarët po protestojnë për një të ardhme me të mire për femijet e tyre, kurse femijet e kalojne diten e protestës neper pub-e është shume domethënës për nivelin e rinise shqiptare!!!!