E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau pa dashje motrën, 2 vjet burg 17 vjeçarit

Shkodër- Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 2 vjet burg, 17-vjeçarin Besart Pecmarku, i cili vrau nga pakujdesia motrën e tij, 15-vjeçare.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Kend Dhima ka vendosur deklarimin fajtor tëadoleshentit për dy akuzat, atë të vrasjes nga pakujdesia dhre të armëmbajtjes pa leje dhe e ka dënuar atë me 3 vjet burgim.

Por, i pandehuri ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, që i ul 1/3 e dënimit dhe i mbetet të vuajë vetëm 2 vite burg. Avokati mbrojtës, sot në seancëka kërkuar lirim me kusht të klientit të tij, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të këtij viti, kur Besart Pecmarku ndërsa pastronte një armë pistoletë dhe ia kishte hequr krehërin e fishekëve, nuk është treguar i kujdesshëm për fishekun që arma kishte në gojë. Pa dashje, nga një distancë e afërt ka qëlluar motrën e tij, 15-vjeçare, e cila mbeti e vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›