E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gjyshi i Valbonës", botohet 24 vjet pas vdekjes, ditari i Enver Hoxhës

Kufitar

Që nga jugu në veri,
Rreth e qark Atdheut tim,
Qëndron roja në kufi
Kufitari ynë trim.

Kur të rritem edhe ca
Pushkën tënde, kufitar,
Do ta mbaj edhe unë në krah,
Se jam trim e jam shqiptar

Valbona Hoxha, klasa 2-të fillore
Mësuesi: Enver Hoxha

Ne nuk e dimë nëse Valbona, mbesa e Enver Hoxhës, vërtetë kur të rritej do ta mbante pushkën në krah. Por ne jemi të sigurtë sot që këtë poezi të shkruar në vitin 1982 vjen publikisht si pjesë e një libri që familja Hoxha ka hedhur në treg këto ditë si ditarin familjar të Enver Hoxhës. I titulluar "Gjyshi Valbonës", libri është i mbushur me letra, telegrame, përgjigje letrash dhe telegramesh dhe na sjell një lloj atmosfere të asaj që ndodhte brenda familjes së diktatorit në vitet kur ai ishte në kulmin e pushtetit.
Në fakt të gjitha janë komunkime natyrale të Enver Hoxhës mes djalin Sokol, gruan e tij Liliana si dhe fëmijët e tyre. Por të gjitha letrat dhe telegramet mbajnë vetëm komunikim me familjen e këtij djali dhe jo të pjestarëve të tjerë të familjes.
Të gjitha letrat dhe telegramet tregojnë për një afeksion disi më të vaçantë të Enverit për Sokolin dhe familjen e tij. Por për Valbonën shumë në veçanti. Kjo e konfirmon edhe fakti se në kopertinë është publikuar edhe një pikturë e piktorit Zef Shoshi ku janë të fiksuar Enver Hoxha dhe mbesa e tij Valbona kur ishte foshnje.
Një ditar ndryshe nga ata që Enver Hoxha i botoi sa ishte gjallë. Ndryshe nga ato ditare me armiq të brendshëm dhe të jashtëm, me grupe armiqësore dhe kapitalistë që edhe një dhëmb të kishin në gojë ishin agresiv. Por familja është munduar të paraqesë një Enver tjetër, atë të qënit familjar, i dashur miqësor. Por që në fund të fundit pavarësisht telegrameve, letrave plot mall nuk kanë arritur të zbusin sado pak figurën e diktatorit që sundoi për 50 vjet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›