Halim Teqja: Lirizëm e shou përmes “frymës”
07/07/2009 Do të qëndrojë në krye të orkestrës më të vjetër të krijuar në Shqipëri dhe është menduar që koncerti i saj të jetë edhe përmbyllësi i Festivalit IV të Orkestrave Frymore, i cili ngre sonte siparin në Sarandë. “Tirana New Band”, orkestra e klubit të orkestrave frymore do të vijë nën drejtimin e Halim Teqes dhe artistit grek Panajotis Vlahos dhe do të sjellë për publikun pjesë të përzgjedhura operistike dhe të lehta. “Jam i kënaqur që do të drejtoj një orkestër profesioniste, që është e vetmja në Shqipëri e llojit të saj. Është trupa më e vjetër profesioniste e krijuar që në fillimet e mbretërisë si formacion i parë profesionist”, - vëren dirigjenti Halim Teqja teksa flet për “ringjalljen” e traditës së bandave në Shqipëri nëpërmjet festivalit të orkestrave, që po shndërrohet në traditë.
- Prej vitesh ushtroni profesionin e dirigjentit. ǒdo të thotë për ju të drejtoni një orkestër si “Tirana New Band”?
- U bënë gati 30 vjet që e ushtroj këtë profesion, profesion që e kam dashur që në fillim. Fakti që vazhdoj të jem aktiv në këtë profesion do të thotë se edhe ai më ka dashur mua. Jam i kënaqur që do të drejtoj një orkestër profesioniste, që është e vetmja e llojit të saj në Shqipëri; trupa më e vjetër profesioniste e krijuar që në fillimet e mbretërisë, si formacion i parë profesionist dhe vazhdoi si e tillë me një ndërprerje 5-vjeçare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1944 e në vazhdim ishte i vetmi formacion profesionist dhe vijoi të ishte një orkestër me peshë në klimën artistike dhe kulturore të Shqipërisë krahas orkestrës simfonike të RTSH-së dhe asaj të Teatrit të Operës.
- Cila është rëndësia e orkestrave frymore në jetën artistike shqiptare e më gjerë? Sipas jush, pse është i rëndësishëm organizimi i një festivali të tillë?
- Do të bëja një lloj historiku të bandave. Orkestra frymore e Forcave të Armatosura (në krye të së cilës unë jam) është majë e një lëvizjeje një shekull e ca, të lëvizjes që i ka fillimet në Shqipëri nga fundi i shekullit 19. Do të thosha për argument jo vetëm historik, por edhe kulturor, që kjo lëvizje në Shqipëri është si lëvizja që bënë patriotët e asaj kohe me penda. Ajo është një nga faktorët bazë që ngriti dhe ushqeu atë ndjenjë kombëtare të mëvetësisë kombëtare që u realizua më 1912. Kemi krijimin edhe në bazë shoqërish atdhetare, qoftë jashtë dhe brenda vendit të shumë bandave, duke filluar që nga banda “Vatra”, e krijuar me Thoma Nasin dhe patriotë të tjerë shqiptarë. Në atë klimë ishte më se domosdoshmëri kjo lëvizje krahas elementeve dhe faktorëve patriotikë që shteti i ri shqiptar të mëkëmbej. Në kohën e mbretërisë, duke u konsoliduar shteti me kuadrin ligjor dhe institucional të asaj kohe, u krijua dhe orkestra e parë profesioniste frymore, që mbulonte protokollin mbretëror. Kemi dy banda në këtë kohë: banda e xhandarmërisë, që ishte kryesisht për ceremonialet ushtarake; dhe banda mbretërore, që ishte kryesisht për ceremoniale mbretërore. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore në bazën e këtyre bandave me ushtarë dhe oficerë të huaj pati bandë, por nuk pati ndonjë histori ose emërtesë që mund të futet si eveniment i kësaj lëvizjeje. Më 1944-n, po me pjesëtarë të bandës së xhandarmërisë dhe asaj mbretërore, u krijua banda e ushtrisë prej 20-25 vetash, që u inaugurua si informacion në paradën e 28 nëntorit 1944 dhe më vonë me të famshmin Kristaq Pambuku, që është emblema e gjysmëshekullit të fundit të orkestrës frymore të ushtrisë. Pastaj me radhë njerëz të tjerë vazhduan të jenë drejtues të kësaj trupe, si Selman Shtici, Fatmir Foçi. Sot ne mbulojmë ceremonialin e shtetit, sepse të tillë e ka dhe misionin ky formacion, por duke parë që ky formacion për këtë specifikë që ka nuk e gjen spektatorin, por e kërkon duke qenë lëvizës; duke qenë ekzekutues në çdo lloj ambienti, kohe, moti dhe natyre, ka fituar duke pasur parasysh edhe traditën ndërkombëtare. Është formacioni muzikor më demokratik, më i qenësishëm dhe më i pranueshëm në jetën artistike sot. Gjatë sezonit veror dhe turistik janë me dhjetëra e qindra takimet e festivalet e këtij lloj formacioni në të gjithë botën. Falë traditës së 50 vjetve të fundit që ne patëm, të asaj që kemi organizuar formacione në takime kombëtare të tilla, edhe këtu në Shqipëri prej 3-4 vjetësh është interesant fakti që janë “bërë sebep” dy Edmonda: kryetari i Bashkisë së Sarandës dhe dirigjenti Edmond Doko, që bashkë me një grup miqsh të bëjmë organizimin dhe rikujtesën e kësaj lëvizjeje me një organizim të tillë në Sarandë. Kjo bëhet për disa arsye: është një formacion që është sinjifikativ për pëlqimin e vlerave ideoestetike të gjithë zhanreve të muzikës së këtij formacioni, por dhe për të ruajtur një traditë të hershme dhe për të theksuar trupat që janë rigjallëruar këta gjashtë vjetët e fundit në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Vetë fakti që vitin e parë festivali i orkestrave frymore u realizua me pesë formacione dhe sot janë 12-13 të tillë, flet vetë.
- Pavarësisht këtij rigjallërimi të bandave dhe lëvizjes së tyre, mendoni se publiku i gjerë është afër kësaj lloj muzike e kësaj forme të artit?
- Banda është kaq e pranishme në jetën kulturore, sepse gati të gjitha llojet e zhanreve, nga muzika klasike, etnosi, muzika shou, e lehtë - të gjitha llojet e gjejnë veten në mënyrë eksplicite në lojën e këtyre formacioneve. Repertori i tyre është i gjithanshëm, është edhe një lloj përçuesi i këtyre vlerave te dëgjuesi. Duhet që kjo traditë e re të forcohet dhe nëpërmjet afrimit që i është bërë një grupi muzikantësh që janë të rrahur me këtë lloj pune. Fatmirësisht është krijuar një “bërthamë”, që i jep spunto.
- Në këtë edicion ju nuk shfaqeni thjesht si dirigjent dhe shfaqja juaj me “Tirana New Band” në një bashkëpunim me orkestrën frymore të forcave të armatosura nuk është në kuadër të konkurrimit. ǒdo të thoni për përfaqësimin në festival?
- Unë jam anëtar i jurisë dhe bashkëpunëtor me shoqatën edhe si dirigjent aktiv dhe si i ftuar. Këtë vit festivalin do ta mbyllim me një bashkëpunim shqiptaro-grek.
- Çfarë do të sillni për të pranishmit në interpretimin tuaj?
- Bashkë me Vlahos në pjesën e parë “Tirana New Band” do të interpretojë një program operistik, ku këngëtarët lirikë do të jenë të shoqëruar me orkestër frymore. Ndërsa në pjesën e dytë do të jetë një program-shou.