E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet procesverbali i Kongresit të Elbasanit

Një mikrofilm serb i sjellë nga Beogradi gjendet në arkivin e Institutit të Historisë në Shkup. “Ky dokument është procesverbal i Kongresit të Elbasanit ku janë edhe 13 kërkesat e kongresit, si p.sh. për hapjen e shkollës normale, hapjen e shkollave të tjera, sigurimin e mësuesve, etj. Po ashtu këtu janë edhe emrat e të pranishmëve në Kongres, ndër të cilët është edhe Dervish Hima, Mit’hat Beu, Kristo Dako, dhe personalitete të tjera të periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare shqiptare”, tha historiani Skënder Hasani, i cili ka has në këtë dokument të vlefshëm gjatë hulumtimeve të tij.

“Një kopje e këtij dokumenti gjendet në arkivin e Institutit të Historisë në Shkup, ku dhe e gjeta unë gjatë hulumtimeve. Është mikrofilm serb i sjellë nga Beogradi, të cilët kanë rënë në të nëpërmjet agjentëve të tyre”, tha Hasani.

Sipas tij, ky dokument nuk gjendet në arkivin e Tiranës. “I ndjeri Prof. Dr. Hysni Meziri, njohësi më i mirë i Rilindjes Kombëtare, dhe sidomos arsimit shqip, i cili dhe ka botuar disa vepra për këto çështje, kur ia tregova këtë dokument, më tha se një kopje e tillë nuk gjendet në arkivin e Tiranës”, tha Hasani.

Kongresi i Elbasanit u hap më 2 shtator të vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri më 8 shtator. Në të morën pjesë 35 delegatë, përfaqësues të klubeve dhe të shoqërive shqiptare të qyteteve të tilla të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korça, Berati, Leskoviku, Përmeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, të Skraparit etj.

Anila Limani/LAJM

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›