E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyshja feston 85 vjetorin duke u hedhur me parashutë

PERU- Për të festuar 85 vjetorin e lindjes një gjyshe në Peru fluturoi me parashutë mbi bregdet ndërsa fëmijët, nipat dhe stërnipat e ndiqnin tërë kërshëri me sy. Abigail Valdez, nënën e pesë fëmijëve, fluturoi mbi qiejt e Lima. Kjo ishte hera e parë që e bënte një gjë të tillë. Fluturimi i saj zgjati vetëm 15 minuta por Valdez tha se ishte ndjerë vërtet mirë. "Mu duk sikur isha në parajsë. Nuk e kisha menduar kurrë që do arrija diçka të tillë. E kisha ëndërruar prej kohësh por nuk e kisha bërë kurrë realitet. Kur mbusha 85 vjeç fëmijët më pyetën: 'Do ta bësh?' 'Sigurisht' u përgjigja unë. Kështu nisi gjithçka’, tha ajo. Pas zbritjes në tokë Valdez u prit me entuziazëm nga familja e saj e madhe. (e.n/S.Topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›