E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik i rënduar në rrugët e Tiranës

TIRANE- Një trafik i pazakontë makinash po rëndojnë rrugët e Tiranës në këto orë të fundit të vitit që po lëmë pas. Dyndja e emigrantëve nga shumë vende dhe nxitimi për tu dhënë fund punëve dhe angazhimeve të këtij viti bëjnë që dyndja me makina në rrugët e kryeqytetit të jetë e madhe duke krijuar pritje të gjata pritje vecanërisht në kryqezime. Edhe pse semaforët kanë qënë në gjendje pune lëvizja e automjeteve është kontrolluar nga policët e qarkullimit rrugor. Policia rrugore ka përforcuar shërbimet në rrugët e Tiranës megjithatë duket se është shumë i vështirë normalizimi në qarkullimin e automjeteve. Më të rënduara janë rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës ku qytetarët shfrytëzojnë qëndrat e mëdha tregëtare kryesisht në autostradë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›