Videoja e përdhunimit, nxiti Arid Uken të vriste amerikanët
FRAKFURT- Një natë para se të kryente krimin në mes të aeroportit të Frankfurtit, Arid Uka, djaloshi kosovar kishte parë një video të publikuar në facebook, sesi ushtarët amerikanë përdhunonin një vajzë myslimane në Afganistan. Ajo cka 21 vjecari kishte menduar se ishte video reale, në fakt ishin skena të filmit të regjisorit Brian De Palma 'Redacted', 2007.
“Mendova, se këta njerëz mund të bëjnë atë që pashë në video dhe duhej të bëja ç’ishte e mundur për të ndaluar ushtarët amerikanë të shkojnë në Afganistan.”
Ky është rrëfimi i Arid Ukës, djaloshit kosovar i cili më 2 mars 2011 në aeroportin e Frankfurtit qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe tentoi të vrasë 3 të tjerë.
Vetë Uka ka pranuar vrasjen duke shtuar se “ajo cfarë bëra ishte gabim, por nuk mund të kthej pas atë që bëra. “
“Në njërën anë doja të bëja diçka për të ndihmuar gratë, në anën tjetër shpresoja të mos shihja asnjë ushtar”. Ka vazhduar rrëfimin para gjykatës. 6 muaj më vonë ai thotë se nuk e kupton se pse kishte arritur deri në kryerjen e krimit
“Nëse do të më pyesni përse e bëra, mund të të them që nuk e kuptoj më përse arrita gjer aty”- u ka thënë gjyqtarëve Arid Uka.
Gjatë seancës gjyqësore u zbulua se muaj para krimit, i riu kalonte pjesën më të madhe të kohës duke lozur me lojra kompjuterike si dhe duke parë propagandë ekstremiste islamike në internet.
Sipas prokurorit Herbert Deimer, Uka kishte shkuar në aeroport me qëllimin vrasjen e një numri të pacaktuar ushtarësh amerikanë, nëse ishte e mundur, sa më shumë prej tyre.
Prokurorët besojnë se Arid Uka, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por është rritur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vepruar vetëm dhe nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist. Pritet që procesi të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm. Nëse shpallet fajtor, Uka mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Sistemi i Drejtësisë i Gjermanisë nuk njeh pendimin e krimit.
(s.gera/Dailymail/balkanWeb)