Gjysma e Tiranës pa energji elektrike, KESH zhvishet nga përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një pjesë e mirë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike. Zonat më problematike që janë prekur nga mungesa e energjisë elektrike janë, Rruga e Elbasanit, Porcelan, lagja Ali Demi, Qyteti Studenti etj, në të cilat dëgjohej vetëm zhurma e gjeneratorëve. Kjo situatë ka shkaktuar një kaos, në mbarëvajtjen e punës si tek qytetarët e thjeshtë ashtu edhe në biznesin e vogël, duke sjellë dëme ekonomike dhe situata stresuese.
Megjithatë, KESH, ende vazhdon të mos mbajë asnjëlloj përgjegjësie për dëmin që po u shkakton qytetarëve të thjeshtë e sidomos biznesit të madh dhe të vogël. Në praktikën Evropiane, operatori i energjisë elektrike i dëmshpërblen të gjithë konsumatorët e tij për dëmin që u shkakton gjatë një ndërprerje të energjisë. Siç duket, Korporata Shqiptare vazhdon të mbetet në kufijtë mesjetarë për sa i përket zbatimit të ligjit. Ndërkaq, grupet e avarisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, ende nuk kanë konstatuar defektin dhe shprehen optimistë së në të ardhmen do ta normalizojnë situatën duke riparuar defektet teknike. Shumica e qytetarëve banorë në këto zona, ankohen se kur janë ngritur dje në mëngjes për tu nisur për punë, kanë konstatuar mungesën e energjisë elektrike në shtëpitë e tyre, çka ka krijuar vështirësi për nisjen e aktivitet ditor normal. Ndërprerja e papritur nga një rënie zjarri pranë nënstacionit elektrik te Uzina e Traktorëve, i ka gjetur të papërgatitur qytetarët dhe bizneset, me qëllim që të merrnin masa paraprake për punët e tyre që kanë lidhje me energjinë elektrike. Por edhe këtë herë OSSH shfajësohet se ndërprerja e energjisë elektrike gati në gjysmën e kryeqytetit nuk është për shkak të tyre, por për shkaqe të tjera të pa hetuara akoma. Nënstacionet e rëndësishme e elektrike, sipas rregullores së Strategjisë së Sektori të Energjisë, ruhen në mënyrë të veçantë nga zjarri apo nga çdo rrezik tjetër që vjen nga papërgjegjshmëria e njeriut. Kështu, edhe këtë radhë avaritë në këtë nënstacion janë pasojë e keq menaxhimit teknik dhe papërgjegjshmëri të punonjësve. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme jo të vogla në aktivitetin ditorë të familjes. Doja të përgatitesha herët për të shkuar në punë dhe mungesa e dritave më vonuan disa orë. Në fillim prita me shpresë se do të vijnë, sepse nuk kisha informacion se çfarë mund të kishte ndodhur. Kështu shumë punë të domosdoshme që bëhen me anë të energjisë elektrike mbeten pa bërë. Rrobat mbeten pa hekuros, nuk gatuajmë dot, nuk marrim informacion, etj, u shpreh për Gazetën SOT, Shkurtë Neli, banore e lagjes Ali Demi. Mungesa e energjisë ka pezulluar edhe disa orë mësimi në fakultete, të citat kanë lidhje me praktike dhe punë kompjuterike. Ndërprerja e energjisë elektrike për arsye e papërgjegjshmërisë njerëzore, penalizon dhe godet rëndë punën e biznesit. Me qindra biznese dhe aktivitete prodhuese tregtarë në këto zona ku ka munguar energjia elektrike, dinamika e aktivitetit të tyre është kufizuar, sepse këta të fundit nuk kanë funksionuar normalisht. Bizneset që janë prekur më shumë nga mungesa e energjisë janë ato që kanë produkte, veçanërisht ato që kërkojnë ruajtjen në ambiente frigoriferike, të cilat rrezikojnë të prishen me vonesat që po bëhen për përmirësimin e situatës. Së dyti prodhuesit e bukës, të cilët gjatë natës kanë përgatitur brumërat, e për rrjedhojë rrezikojnë prishjen. Për të dy shembujt në fjalë, nuk mund të gjendet një zgjidhje me anë të gjeneratorëve, siç mund të bëjnë lokalet apo biznese të tjera të vogla. Megjithatë, sipas Operatorit të Sistemit te Shpërndarjes, po punohet në mënyrë intensive për të riparuar defektet teknike që ka shkaktuar zjarri në nënstacionin e Shkozës. Shkaqet e ndërprerjes së energjis렠 Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike gati në gjysmën e Tiranës që në orën 07:00 të mëngjesit të djeshëm, ishte shpërthimi i një zjarri pranë nënstacionit te Uzina e Traktorëve, i cila ka nxjerrë jashtë funksionit katër kabina elektrike. Ndërkaq, grupet e avarisë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nuk kanë dhënë një afat përfundimtarë se kur do të jetë e mundur nisja e furnizimit normal me energji elektrike, pasi flakët në këtë nënstacion kanë vazhduar deri vonë gjatë ditës së djeshme duke e mbuluar të tërë zonën me shtëllunga të mëdha tymi.