Bashkia bllokon qarkullimin e automjeteve tek Pazarit të Ri, falimentojnë 200 tregtarë

Rama, kundër biznesit të vogël
Me gjithë ankesat e protestat e përditshme, sulmi i Policisë Bashkiake të kryeqytetit, ende vazhdon kundër qytetarëve të thjeshtë, si me rritjen e taksave, ndërtimet pa leje etj. Këtë herë pre e Policisë Bashkiake kanë qenë izolimi i tregtarëve dhe banorëve të Pazarit të Ri. Bashkia e Tiranës më së fundmi ka vendosur të mos lejojë kalimin e automjeteve në zonën e tregut tek Pazari i Ri, në Sheshin Avni Rustemi, nga ora 8 deri në orën 17 të pasdites. Ky rregull, jo vetëm që nuk është mirëpritur nga 200 tregtarët e Pazarit të Ri në kryeqytet, por i ka irrituar ato, sepse bllokimi i hyrjes së pazarit për makinat e tyre, ul në mënyrë. Për të realizuar nismën e saj të ndërmarrë kohët e fundit Bashkia ka bllokuar tre hyrjet e tregut me polici bashkiake dhe zinxhirë, duke e bllokuar totalisht tregun nga çdo makinë e tregtarëve për të kryer furnizimet e ndryshme. Tregtarët dhe banorët e kësaj zone, të irrituar nga ky veprim izolues, janë bashkuar në ditën e djeshme dhe i kanë këputur zinxhirët, duke argumentuar këtë veprim, se bllokimi që ka ndërmarrë Bashkia për automjetet e tyre po i falimenton krejtësisht. Me veprimin e ndërmarrë nga bashkia për bllokimi e makinave në të tre hyrjet e tregut, biznesi ynë po falimenton krejtësisht. Ka tre ditë që të tre hyrjet kryesore të tregut janë bllokuar me zinxhir. Kështu, ambientet e tregut janë braktisur pothuajse krejtësisht, jo vetëm nga makinat, por edhe nga njerëzit, sepse këta të fundit shikojnë zinxhirët në hyrje dhe largohen, shprehen tregtarët e Pazarit të Ri, në Sheshin Avni Rustemi. Ndërkaq, përplasje midis tregtarëve dhe Policisë Bashkiake janë shënuar edhe herë tjera, ku në qendër të konfliktit ka qenë ambienti dhe taksat për aktivitetin tregtar. Bashkia e Tiranës, me veprimet e saj të ndërgjegjshme ose jo, po penalizon tregun në vend, duke u shkaktuar tregtareve dhe biznesit të vogël, dëme të mëdha ekonomike dhe përkeqësim të kushteve për të zhvilluar një aktivitet tregtarë normal. Jo vetëm tregtarët e pazarit në fjalë, por të gjithë bizneset tregtare në fjalë, procesin e importimin dhe të eksportimin të mallrave të tyre e kryejnë me makina. Kështu, ndalimi i makinave të tregtarëve për të hyrë në treg, paralizon drejtpërdrejtë aktivitetin tregtarë, sepse në kohën ku jetojmë, është absurde dhe e papranueshme që sasia e mallrave të transportohet nga njerëzit fizikisht. Pasi e pamë se për shkak të burgosjes së tregut, ambientet e brendshme të tij u boshatisën nga klientët dhe se ne po dështonim, vendosëm që të reagonim kundër këtij rregulli, dhe kështu i këputëm zinxhirët e vendosur në hyrje të tregut, shprehen të shqetësuar tregtarët. Përveç rrjepjes me anë të ngritjeve të taksave dhe të ngushtimit të mundësive dita-ditës, për një ushtrim të aktivitetit tregtarë, bashkia kohët e fundit edhe po i izolon ambientet e tregtarëve duke i falimentuar plotësisht. Megjithatë, beteja midis banorëve, tregtarëve të thjeshte dhe Policisë Bashkiake, vazhdon të jetë e nxehtë gjithmonë në dëm të qytetarëve. Së dyti, orari i caktuar nga Bashkia për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në treg, është orari ku tregu shënon kulmin e tij për sa i përket dinamizmit të aktivitetit tregtarë. Kështu, si shitësve ashtu edhe blerësve u hiqet mundësia për të kryer aktivitetin tregtarë në lëvizjen e mallrave. Ndërkaq, nga ana tjetër, për ta zbatuar urdhrin e dhënë kohët e fundit, Policia Bashkiake i ka gjobitur sipas mënyrës së saj më të rrepta, të gjitha makinat që janë gjendur brenda mjediseve Të Pazarit të ri. Sipas tregtarëve, kjo ka ndodhur pa as njëlloj paralajmërimi, në lidhje me rregullin e ri absurd. Madje, përveç gjobave të rënda, disa nga këto makina të ndaluara apo në lëvizje në ambientet e Pazarit të Ri, janë bllokuar përfundimisht nga Policia Bashkiake.
Last Updated on Thursday, 02 April 2009 20:31