E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet polici premtoi karte identiteti te pershpejtuar

TIRAN - Nje efektiv i Komisariatit te Policise nr. 1 ne kryeqytet u arrestua nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem SHKB me akuzen mashtrimit. Sipas burimeve te policise Fatmir Allmeta u arrestua nga hetuesit e SHKB-se pasi u kap me nje sasi prej 10 mije lekesh te reja te cilat ia kishte marre nje personi me premtimin se do ti nxirrte karte identiteti ne nje kohe shume te shkurter. Sipas burimeve zyrtare te Policise Allmeta akuzohet korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe shperdorimi te detyres. Policia e Tiranes tha ne njoftimin e saj zyrtar se Allmeta u arrestua pas nje hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale te hetimit. Allmeta u kap ne flagrance me nje shume prej 10 mije lekesh te reja me synim per te perfituar kete shume parash ne kembim te nxjerrjes ne kohe te shpejte dhe dhenies se kartes se identitetit te nje personi. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe Shperdorimit te detyres.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›