E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu rikthen friken e permbytjeve ne Shkoder

Uji mbulon disa rruge te qytetit por jo per shkak te lumenjve. Situata ne hidrocentrale eshte normale

Stina e vjeshtes rishfaq problemet me rruget e qytetit te Shkodres. Reshjet e dendura te shiut kane bllokuar dje paradite kalimet ne disa akse rrugore te qytetit. Situata me problematike ka qene ne vendin e quajtur Rruga e gjere qe ndodhet prane kryqezimit ne afersi te stadiumit Loro Borici.

Per kalimtaret rruga ka qene gati e pakalueshme por edhe automjetet kane pasur veshtiresi ne qarkullim.

Shkak i kesaj situate problematike pervec reshjeve te dendura te shiut eshte bere edhe bllokimi i disa kanalizimeve te ujerave te bardha. Me permiresimin e kushteve atmosferike situata ne rruget e bllokuara nga uji eshte normalizuar. Dita e djeshme ku disa akse rrugore u bllokuan nga reshjet e shiut u ka rikthyer shkodraneve ankthin dhe friken e permbytjeve masive te nje viti me pare. Reshjet e shiut per fat te mire nuk kane krijuar probleme ne zonen e Nenshkodres.

Burime nga hidrocentrali i Vaut te Dejes pohuan se reshjet e shiut nuk kane krijuar asnje situate shqetesuese dhe se cdo gje eshte nen kontroll.

Mbetet shqetesues fakti se pavaresisht se jane akorduar fondet per riparimin e argjinaturave gjendja e rrugeve le shume per te deshiruar pasi ne pjesen me te madhe te tyre ende nuk ka nisur puna per riparimin.

Nese do kete serish reshje shiu si nje vit me pare ne zonen e Nenshkodres me gjendjen qe jane sot argjinaturat demi i permbytjeve do te jete i permasave te medha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›