Rama: Per ne BE nuk mjaftojne vetem ligjet
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, e ka cilesuar si te pamjaftueshem miratimin e ligjeve per tu bere pjese e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Ne nje takim te zhvilluar dje me kryeministren e Danimarkes Helle Thorning-Schmidt, Rama u shpreh se Shqiperise i duhen reforma dhe projekte qe te afrojne vendin drejt standardeve evropiane. “Integrimi i Shqiperise ne familjen e madhe evropiane, nuk mund te vije ne menyre mekanike thjesht duke miratuar ligje te cilat me pas postohen drejt Brukselit, por duke kryer reformat e duhura, duke zbatuar legjislacionin dhe duke i dhene qeverisjes standardet demokratike evropiane per te cilat ka aq shume nevoje populli shqiptar”- eshte shprehur kreu i PS-se ne takimin me kryeministren e mbreterise se Danimarkes. Duke folur per procesin e integrimit, Rama eshte ndalur dhe ne procesin e zgjedhjeve te 23 qershorit, ku ka informuar kryeministren mbi zhvillimet ne Shqiperi.
Rama u shpreh se zgjedhjet jane nje pjese e rendesishme e procesit te integrimit dhe per mbarevajtjen e tyre “Partia Socialiste ka dhene kontributin e saj te rendesishem, por qe nuk ka gjetur te njejtin reflektim edhe nga ana e qeverise”. Pas takimit, Rama dhe kryeministrja Helle Thorning-Schmidt u shprehen se takimi ka pasur ne qender te tij procesin e integrimit te Shqiperise dhe situaten parazgjedhore “Ishte nje takim i shkelqyer mes miqsh dhe partneresh brenda familjes se socialisteve evropiane dhe ishte nje mundesi shume e mire per te dhene nje pamje te situates ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve. Njekohesisht per te krijuar nje ide te pare dhe te pergjithshme per “Programin tone te Rilindjes” ne funksion te nje bashkepunimi me Danimarken, qe ne duam ta shtrijme me tutje dhe ta forcojme per te perfituar sa me shume nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbeshtetja qe i ka dhene ne vijimesi Shqiperise dhe popullit shqiptar”,- tha kreu i PS-se. Nga ana tjeter kryeministrja e Danimarkes tha se integrimi i Shqiperise eshte nje ceshtje qe i intereson dhe vendit te saj. “Patem nje takim shume te mire me liderin e opozites Edi Rama, ne te cilin diskutuam per situaten ne Shqiperi dhe sigurisht diskutuam per ceshtjet integruese te Shqiperise. Kur diskutohet mbi kete teme gjithnje diskutohet per zbatimin e ligjit, demokracine dhe lideri i opozites me dha nje pamje te qarte te brendshme te situates ne Shqiperi pak muaj”,- u shpreh kryeministrja e Danimarkes Helle Thorning-Schmidt.
LIGJET
”Integrimi i Shqiperise ne familjen e madhe evropiane, nuk mund te vije ne menyre mekanike thjesht duke miratuar ligje te cilat me pas postohen drejt Brukselit, por duke kryer reformat e duhura, duke zbatuar legjislacionin dhe duke i dhene qeverisjes standardet demokratike evropiane per te cilat ka aq shume nevoje populli shqiptar”,- tha Rama.