E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina lehtësira për vendet e BE-së, hyrje në Kosovë vetëm me letërnjoftim

dogana-kosoveKosovë- Përishtina ka sjellë lehtësira për të gjithë ata shtetas të vendeve evropiane që duan të vizitojnë Kosovën, pais mund ta bëjnë këtë vetëm me anë të një letërnjoftimi.

Sipas gazetës Koha Ditore, qeveria e Kosovës miratoi në mënyrë unanime një propozim/vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për këtë çështje.

Me këtë vendim, shtetasve të shteteve të BE-së iu lejohet hyrja, tranziti, qëndrimi i përkohshëm dhe largimi nga territori i Kosovës, duke pasur një dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë të zakonshme, pasaportë diplomatike, pasaportë zyrtare apo letërnjoftim biometrik.

Ministri Rexhepi e arsyetoi propozimin e tij me faktin se shtetasit e vendeve anëtare të BE-së lëvizin në Union vetëm me letërnjoftime biometrike. Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që Kosova të veprojë ndryshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›