E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Pakistan, Sharif premton ti japë fund luftës kundër terrorizmit

pakistan-1Pakistan- Njeriu i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Pakistanit, Navaz Sharif, ka thënë se nëse shpallet fitues ai do ti japë fund përfshirjes së vendit në luftën e udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorit.

Z. Sharif i tha BBC-së se masa ishte e nevojshme që të ketë paqe në Pakistan dhe gjetkë në botë.

Pakistani ka qenë pjesë e luftës së udhëhequr nga SHBA-të kundër militantizmit islamik në rajon që nga sulmet e 11 shtatorit.

Votuesit në Pakistan do të shkojnë në votime më 11 maj. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që një qeveri e zgjedhur do të dorëzojë pushtetin për një tjetër qeveri të zgjedhur.

Analistët thonë se deklaratat e zotit Sharif, lideri i PML-N mund të shkaktojnë shqetësim në mesin e udhëheqësve perëndimorë. Ata frikësohen se kjo mund të çojë që militantëve të kenë liri më të madhe për të vepruar në Pakistan, teksa trupat e huaja përgatiten të largohen nga Afganistani në vitin 2014.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›