Durrës, Halimi: PD dhe kryeministri Berisha, plan konkret për të rinjtë
Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD, në Qarkun e Durrësit, Eduard Halimi i shoqëruar nga kandidatët për deputetë, zhvilloi sot një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Halimi garantoi të rinjtë se PD dhe kryeministri Berisha kanë një plan konkret për punësimin e tyre dhe nxitjen e sipërmarrjes private. “Kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike mbajnë fjalën. Ai ka një plan konkret për të ardhmen, krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës. Kemi një plan konkret për rininë që biznesit t’i hiqen taksat për çdo të ri që punëson. Ka në plan të shtrojë çdo cm rrugë”- u shpreh Halimi. Duke iu referuar programit të PS, Halimi tha se plani i Ramës është mbytja e biznesit me taksa. “Aleanca tjetër kërkon që të mbysë biznesin me taksa, kështu ku do të punojnë të rinjtë?”- theksoi ai.
...