E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Mbërrin nota verbale e njohjes nga Tanzania

PRISHTINË- Nota verbale e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Tanzanisë ka mbërritur sot, u bë e ditur nga zyra e zv/kryeministrit kosovar Behgjet Pacolli.

"Lajmi për njohjen nga ky shtet, me ndikim në kontinentin afrikan, është komunikuar nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli nëpërmjet një konference për medie, të enjten më 30 maj 2013", thuhet në njoftimin e dërguar sonte.

Sipas njoftimit, zv/kryeministri Pacolli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe, me të cilin ka diskutuar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen, në funksion të lidhjes së marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. 

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›