Turqi, protestat hyjnë në ditën e tyre të pestë
Zëvendëskryeministri turk kërkon ndjesë, protestuesit e refuzojnë atë
Protestat kane vazhduar dhunshëm edhe ne natën e peste te tyre ne qytetin e Stambollit ne Turqi.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për te shpërndarë protestuesit.
Përleshjet vazhduan edhe pasi zëvendëskryeministri Bulen Arinc kerkoi falje per pergjigjen e dhunshme te policisë nga protestuesve.
“Ky qe një gabim”, tha numri dy i ekzekutivit turk, që nuk ia drejtoi nga ana tjetër ndjesën e tij atyre që siç tha, shkatërruan prona dhe prekën lirinë e qytetarëve.
Ne komentet e tij zoti Arinc u beri thirrje demostruesve te ndalin protesten.
Por protestuesit te cilet refuzuan ndjesen thane se kete te fundit e presin nga vete kreu i qeverise, Reccep Tayyip Erdogan dhe kërkuan largimin e tij nga pushteti.
Ne Izmir, agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se policia ka arrestuar 25 persona .
Protestat nisen të premten si kundërshtim i planeve për prishjen e një parku në qendër të Stambollit dhe për të bërë aty ndërtime të reja.
Por, një pjesë e demonstruesve tani e kane drejtuar zemërimin e tyre tek qeveria konservatore me orientim islamik e Erdoganit dhe ndaj asaj që e shohin si ndërhyrje në jetën e qytetarëve që nuk ndajnë pikëpamjet e tij fetare.