E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul interesohet për Fernando Gago

Liverpuli është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Fernando Gago, kanë njoftuar mediet angleze të dielën. Ylli argjentinas nuk ka vend në planet e Zhoze Murinjos dhe pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Ish-klubi i tij Boka Juniors dhe Milani janë përmendur si destinacione të mundshme, mirëpo besohet se Gago preferon të provohet në Premierligë. Real kërkon 10 milionë stërlina për Gagon, por Liverpul nuk ofron më tepër se 8 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›