E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i ortakëve Duka & Zeqo

Ajo qe përflitej prej kohesh tashme është publike dhe e dokumentuar. Media sportive ne vend ka denoncuar vetëm një dite pas vendimit te komitetit ekzekutiv te FSHF për te hetuar tre ndeshje te superliges, se kreu i institucionit te futbollit Armand Duka figuron ortak me presidentin e Skënderbeut agim zeqo. | Bashkëpunimi mes tyre ka nisur qe ne maj te 2009 dhe kjo gjë vërtetohet lehte, mjafton te klikosh ne faqen zyrtare elektronike te qendrës kombëtare te regjistrimit. Aty duket qarte se Agim Zeqo figuron ortak me 50 % ne shoqërinë ?New Century? se bashku me vëllezërit Duka. Objekti i kësaj shoqërie është përpunimi dhe tregtimi me shumice e pakice i kafesë, ajo kafe qe sot ne mënyrë te hapur te konfliktit te interesit, është dhe sponsor ne kombëtaren shqiptare te futbollit. Një tjetër biznes, ku presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka figurojnë ortake është shoqëria ?Best Brands?, ku secili zotëron 50 % te aksioneve. Objekti i kësaj shoqërie është distribucion dhe ri shitja e shërbimeve te teknologjisë se informacionit dhe telekomunikacionit. Bashkëpunimi mes dy biznesmenëve mund te mos ketë asgjë te keqe, por ne momentin qe njeri është presidenti i FSHF-së dhe tjetri kreu i skuadrës korçare, çështja është me shume sesa thjesht paragjykim nga skuadrat e tjera dhe konflikti i interesit është me e pakta e mundshme. Një situate e tille, edhe e dokumentuar, tregon përfundimisht se pas futbollit shqiptar janë interesa biznesi dhe se hetimi qe deklaron me te madhe federata se do te beje, kthehet ne një farse te radhës. Ekipi i Skënderbeut është pjese e hetimeve qe kërkon te kryeje federata shqiptare e futbollit pas fitores 3-1 ne kryeqytet me Dinamon. Kohet e fundit emri i ekipit korçar është bere pjese e akuzave te përjavshme për ndeshje te trupuara, por deri pak dite me pare ortaku i Zeqos, as qe e kishte vene ujin ne zjarr për një gjë te tille.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?IqJ_311YR5M","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›