Nderhyrja e NATO-s Rasmusen Duhet mandat nga OKB

NATO po përgatitet për t’iu përgjigjur në një kohë sa më të shkurtër të vendimi të mundshëm për ndërhyrje ushtarake në LIbi. Por, cdo veprim në këtë drejtim do kërkojë mandate nga Kombet e Bashkuara. Sekretari I Përgjithshëm I NATOS, gjenrali Anders Fog Rasmusen, e ka cilësuar dhunën sistematike ndaj civilëve në Libi si krim kundër njerëzimit dhe ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë mënjanë në këtë situatë.
“Nëse Gadafi dhe ushtria e tij vazhdojnë të sulmojnë popullsinë libiane sistematikisht, nuk mund ta imagjinoj sesi komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara mund të qëndrojnë duke parë. 'dua të nënvizoj se NATO nuk ka asnjë qëllim për të ndërhyrë, por është e qartë se duke qenë një organizatë për sigurinë dhe një koalicion për mbrojtjen, ne u kemi kërkuar ushtarakëve tanë të jenë gati", tha Rasmusen.
Edhe presidenti amerikan, Barak Obama i ka nisur një mesazh të qartë popullit libian, ndërsa gjatë një takimi me kryeministren australiane, Xhulia Gillard ka deklaruar se të gjithë anëtarët e rrethit të ngushtë të Gadafit do të mbahen përgjegjës për sulmet mbi popullin libian. Obama e ka cilësuar të papranueshme dhunën në Libi dhe ka njoftuar se NATO është duke shqyrtuar edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në përgjigje të situatës në Libi. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 15 milionë dollarë shtesë për përballimin e krizës humanitare.
Fuqitë e botës kanë qenë të bashkuara në dënimin e colonel Gadafit, port ë ndara në atë që duhet bërë. Britania e madhe dhe Franca kanë apeluar për bllokimin e trafikut ajror mbi Libi për të ndaluar sulmet mbi kryengritësit. Ndërsa analistët qeveritarë në Londër e Uashington i kanë lënë të hapura të gjitha mundësitë, që nga mbështetja ushtarake për kryengritësit e deri tek aktivizimi i trupave tokësore.
Juli Prifti