E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netaniau, "mirëkuptim maksimal" me SHBA

Kryeministri izraelit, Beniamin Netaniau, tha dje se kërkonte "mirëkuptim maksimal" me Uashingtonin mbi çështjet e paqes, por nuk tha asnjë fjalë që të linte të kuptohej se ka ndërmend të pranojë kërkesën për të ndalur shtrirjen e kolonive izraelite në Bregun Perëndimor. "Dua të jetë e qartë se kemi qëllim të vendosim paqen me palestinezët dhe me vendet e tjera të botës arabe, ndërkohë që kërkojmë mirëkuptim maksimal me Uashingtonin dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë", u shpreh Netaniau. "Unë aspiroj një paqe të bazuar në themelet e shëndetshme të sigurisë së shtetit izraelit dhe qytetarëve të tij", vërejti Kryeministri në fjalën e mbajtur në takimin e përjavshëm me kabinetin e ministrave. Netaniau tha se qëndrimin përfundimtar mbi problemet e paqes në rajon dhe raportet me aleatët e tij do t‘i bënte të qarta në një fjalim që planifikon ta mbajë së shpejti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›