Gjyste Vulaj bën striptizë në shtëpinë e saj para burrit dhe një të panjohuri
Asnjëherë nuk është vënë në dyshim natyra e saj ekzibicioniste, për të rënë në sy dhe për të bërë perfomanca ekstreme në skenë. Por këngëtarja Gjyste Vulaj mesa duket bën spektakël dhe në shtëpinë e saj. Kjo foto që shihni është shkëputur nga albumi i fotove familjare që këngëtarja ka realizuar së fundi brenda mureve të banesës ku jeton dhe që gjendet në facebook. Duket se kësaj here Gjystja pasi është zhveshur, i ka ofruar një nate striptizë bashkëshortit të saj Sokol Vulaj, dhe një mashkulli tjetër të panjohur që ka qenë i pranishëm. Në foto duket se të tre e kanë shijuar jashtë mase këtë spektakël jashtë syve të publikut. Gjystja e ka pohuar vazhdimisht se mes saj dhe bashkëshortit ekziston një marrëdhënie shumë e veçantë dhe hapur, edhe për faktin se ai menaxhon koncertet e saj nëpër botë. Edhe në këtë foto bien në sy format e saj perfekte trupore, edhe pse është nëna e një djali të rritur. E natyrisht që kjo perfomancë e saj në shtëpi nuk është asgjë para perfomancave të saj në publik. Vetëm verën e kaluar gjatë një koncerti në Durrës paparacët arritën të realizonin disa foto provokuese të Gjystes në skenë, ku ekspozohej me të brendshmet që i dukeshin lehtësisht përtej një fustani ekstravagant.