E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personazhet e kopertinave takohen në 1-vjetorin e revistës “As”



Një festë që i ka mbledhur të gjithë bashkë personazhet e njohur të kopertinave të suplementeve rozë, apo revistave të njohura në treg. Një takim miqësor që presidentja, Aurela Hoxha kishte organizuar në 1 vjetorin e revistës “Aurela style”, në faqet e së cilës publikohen intervista e shkrime për personazhet më të pëlqyer të momentit. Në party-n e organizuar në “Vila 31”, ranë në sy eleganca e Aurelës dhe Enxhit, inflirtuesja e “Big Brother 3”, e cila është në stafin drejtues të revistës, njëkohësisht mikesha me afërt e Aurelës. Kjo ishte dhe arsyeja që në këtë festë ishin të pranishëm shumë personazhe të këtij “reality show”, mes të cilëve Erioni, Bertina, Edi, Gjimi, Valoni, Manal, etj. Gjithashtu nuk mungonin opinionisti i BB3 Arian Konomi,ish-banorët e BB, Arbri, Poli, dy motrat Inis dhe Ingrid Gjoni, këngëtarë e vajza modele, të cilat nuk mungojnë në faqet e kësaj reviste të përmuajshme. Edhe pse ishte një ditë e zakonshme jave, të pranishmit kanë pirë dhe janë argëtuar deri në orët e para të ditës tjetër. Shumë prej tyre kanë pozuar para fotografëve të pranishëm dhe më pas kanë lënë përshtypjet e tyre për revistën “As” në një bllok special.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›