Gladiator, sandalet që magjepsin femrat
Sapo u veshën për herë të parë nëpër pasarelat e modës, rreth dy vjet më parë, sandalet e stilit gladiator bënë për vete të gjitha femrat anembanë globit, pa dallim moshe, feje apo ngjyre. Plot me rripa, me taka apo pa taka, tendenca e modës edhe për këtë stinë vere është në favorin e tyre. Me pak fjalë, edhe kjo verë do të jetë në stilin gladiator. Pëlqehen nga idhujtarët dhe të gjithë ata që janë të bindur se një grua, për të qenë seksi, duhet të qëndrojë mbi taka. Por, në të njëjtën kohë urrehen nga ata të cilët do të dëshironin që moda të ishte një çështje komoditeti. Tundimi i ri i kësaj vere janë "sandalet-arkitekturë", ato që sjellin ndërmend sandalet e gladiatorëve, por me disa centimetra takë më shumë. Mbulojnë pothuajse të gjithë këmbën me rripa e tokëza shumëngjyrëshe, duke të krijuar bindjen sikur e ke futur në një kafaz. Me fjalë të tjera: të komplikojnë jetën, por gjithashtu e bëjnë më të bukur. Këtë vit, moda e sandaleve është po ajo e viteve ‘60, por me një ndryshim disi të vogël, sandalet janë të zbukuruara me brilante, gurë të çmuar, kristale dhe vija me ar e argjend. Këto sandale janë krijuar posaçërisht për ato femra që e konsiderojnë veten luftëtare. Stili gladiator është zgjidhja e duhur dhe që me siguri i ka pëlqyer edhe Pierre Harel, stilistit të këpucëve, që në vitin 1920 krijoi një model dekolte për Luigjin XV, një vepër mes artit dhe modës. Për maniaket e lartësisë, takat janë një çështje psikologjike. Ato mbeten një element i pazëvendësueshëm i magjisë. Kur u vjen sërish koha, femrave u shtohet edhe një "hall" më shumë, ai i përzgjedhjes së tyre. Përveç skeletit që nuk perëndon, ka kunja të holla, taka picigjate, që i transformojnë këpucët në "skulptura". Ndonjëherë ato duken si objekte koleksioni të vërteta. Megjithatë, pas këtyre fjalëve, edhe takat kanë avantazhet e tyre. Në kundërshtim me atë çka besohet, takat e larta ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit. Në këtë mënyrë, ngritja mbi taka nuk është e fiksuar dhe pesha nuk bie e gjitha nën thembër, por mbi të gjithë shputën e këmbës, duke e bërë ecjen më të stabilizuar. Në fillim të shekullit XX, për të realizuar një palë sandale gladiator nevojiteshin 150 thurje të ndryshme dhe një mekanikë e precizonit të lartë. Për të kënaqur dëshirat e femrave, stilistët kanë përdorur fantazinë. Sandalet gladiator, 2010, nuk kanë shumë të përbashkëta me modelet e vjetshme që janë shfaqur nëpër pasarela. Këtë vit, të gjitha modelet gladiator (të krijuara nga "Gucci", "Emporio Armani", "Bally") janë të punuara me materiale të shtrenjta. Edhe adhurueset e xhinseve mund t‘i veshin këto sandale, duke i futur brenda xhinset (ato të ngushta te kyçi i këmbës). Po femrat që nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë fjalë për takat e larta? Natyrisht që nuk mungojnë edhe modelet me takë të ulët, që janë ndër më të pëlqyerat dhe më të përdorshmet nga femrat. Disa prej këtyre modeleve janë të thjeshta, madje edhe në anën e prapme.
EkzagjerimiMë në fund, lajme të mira për të gjitha zonjat e çdo lloj trupi, mase, gjatësie. Viti 2010 është simboli i shfrenimit, të paktën në rastin e takave dhe rregulli i vetëm është: ekzagjerimi, në çdo kuptim të fjalës. Për çdo grua ekziston këpuca e duhur. Për zonjat e gjata, madje edhe për ato shumë të gjata, të cilat identifikohen si gjirafa, tani vijnë në ndihmë sandalet dhe shapkat e sheshta. Sandalet, zgjidhja e vetme për ditët e nxehta, ku zhiva e termometrit tregon 40 gradë Celsius, janë të vetmet "shpëtimtare" të stinës. Stilistët, shpeshherë të çuditshëm, kësaj radhe kanë ideuar silueta për të kënaqur çdo kërkesë dhe kapriçio të konsumatorëve dhe për më tepër ata kanë qenë në gjendje t’i godasin, duke bërë për vete mirënjohjen e publikut femëror, që është i lodhur nga zgjidhjet e pavlefshme. Le të fillojmë nga takat më të ulëta, që natyrisht janë më të pëlqyerat dhe më të përdorshmet nga femrat. Disa prej këtyre modeleve janë të thjeshta, madje edhe në anën e prapme. Por shpesh, në fakt, ato që bëjnë modën janë të ashtuquajturat "merimanga", ose "të përziera", si ato që bliheshin dikur me porosi në punishtet artizanale. Mite si Grace Kelly (Grejs Kelli) dhe Audrey Hepburn (Odri Hepbërn) i kishin sjellë në modë që në vitet ‘60. Këtë vit, moda e sandaleve është po ajo e viteve ‘60, por me një ndryshim disi të vogël, sandalet janë të zbukuruara me brilante, gurë të çmuar, kristale dhe vija me ar e argjend. është momenti i duhur për kandidatet femra, të cilat kohë më parë ishin të detyruara të mësoheshin me taka të larta, për shkak të mbrëmjeve elegante. Më në fund kjo tabu është thyer, për shkak se gjithmonë kërkonte veshje dhe këpucë elegante, që detyrimisht ishin të lidhura me takat e larta.
#