Elbasan, lëvizje sizmike 3.9 ballë
Pak sekonda tension kanë shoqëruar të dielën e djeshme për të gjithë të ndjeshmit ndaj lëkundjeve. Një lloj frikë është përjetuar në mesditën e djeshme në Qarkun e Elbasanit. Lëkundje tërmeti, të cilat kanë zgjatur rreth 7-8 sekonda, janë ndier mesditën e djeshme në rajonin e Elbasanit në orën 13.40 minuta. Lëkundjet e tërmetit u ndien dhe në Librazhd e zonat rreth kryeqytetit. Sipas qendrës sizmologjike, tërmeti ka qenë i fuqisë 3.9 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 15 km larg në lindje të qytetit të Elbasanit. Sizmologët bëjnë me dije se në epiqendër tërmeti ka pasur fuqinë 4-5 ballë të shkallës Rihter. Ende nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz. Ky është tërmeti i dytë që bie në rajonin e Elbasanit gjatë këtij muaji, ku epiqendra e të parit u tha se ishte në fshatin Kuturman të rrethit të Librazhdit.
#