E Shtunë, 31 Tetor 2026

Glenn Close si Susan Boyle

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 09:57

Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që bëhej mjuzikëll për jetën e këngëtares amvise nga Skocia me zë engjëllor, Susan Boyle, producentët hollivuadian duket se vërejtën se aty ka një rrëfim të mirë, kështu që vendosën që tregimin jetësor të Doyle ta bëjnë film.

Menjëherë pas kësaj u shtrua pyetja se kush do të mund ta luante më së miri transformimin e Susan Boyle nga amvisja në yll, dhe erdhën në përfundim se roli do t’i përshtatej për mrekulli aktores së shkëlqyeshme amerikane, Glenn Close.

Ylli i filmit “Fatal Attraction” (Joshja Fatale) njihet për aftësinë e saj të transformimit, dhe meqë roli i Susan Boyle ishte tejet inspirues dhe sfidues në këtë aspekt, andaj producentëve nuk iu desh shumë mund për ta bindur Glenn Close që ta pranojë rolin.

Ndryshe, ngjarja e filmit do të përcjellë rrugën e transformimit të Susan Byole, nga një amvise joatraktive deri tek një yll me famë botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›