Konkursi për logon e Queen
Për 40 vjet radhazi logoja grupit Queen ishte ndër më të njohurat në historinë e rok muzikës.
E, këtyre ditëve, pak para fillimit të shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të kontratës së parë diskografike, Queen iu bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të japin kontributet e tyre për dizajnin e logos së re.
Grupi Queen ka shpallur konkurs për dizajnimin e trikos që, deri në fund të këtij viti, do të jetë pjesë e prodhimeve zyrtare të grupit. Deri atëherë në treg do të shfaqen edhe të gjitha albumet e rimasterizuara të Queen.
Thirrja është hapur për ilustrues, animatorë, dizajnerë të modës (por edhe dizajnerë të fushave të tjera). Afati për dorëzimin e punimit është data 19 prill, kurse rezultatet do të publikohen më 5 maj.
Të gjithë ata që dëshirojnë të garojnë, punimet duhet t’i dërgojnë në .jpg format, në web-faqen: http://www.talenthouse.com/queen-anniversary-design-a-t-shirt.
Dizajni më i mirë do të zgjidhet nga anëtarët e grupit Queen, Brian May dhe Roger Taylor. Autori i punimit më të mirë do të fitojë 1,500 dollarë.