Globalizmi, ky fenomen që po trondit botën

Në të gjithë botën termi globalizëm është i mirënjohur dhe i debatuar, si për impaktin e fuqishëm në ekonominë botërore,po ashtu dhe në globalizimin e zakoneve, tendencave dhe kulturave të ndryshme. Në qoftë se në botë kjo është një tematikë e nxehtë dhe adeguate, ku kunjerëzit janë pozicionuar disa pro dhe disa kundra globalizmit, në Shqipëri ende nuk ka filluar të ndjehet ndikimi i jashtëzakonshëm që ka ky fenomen në ekonomi, dhe në mardheniet kulturore e sociale midis vendeve të ndryshme të botës,përfshirë këtu edhe vendin tonë. Me termin globalizacion (globalizëm) kuptohet fenomeni i rritjes progresive të lidhjeve (marredhenieve) dhe (të) shkëmbimeve në nivel botëror, në mbijetesë të ndryshme, kështu që efekti i parë është një konvergjencë (afrim) ekonomike dhe kulturore mes vendeve të botës. Termi globalizim si fillim është përdorur nga ekonomistët, duke filluar qysh në vitin 1981 (fill pas), për t’iu referuar fillimisht aspekteve ekonomike, në lidhjet mes popujve dhe ndërmarrjeve të mëdha ekonomike. Në fakt ky term është përdorur edhe në kontekstin e shkëmbimeve sociale, ekonomike dhe politike, në ndërhyrjet komplekse në shkallë botërore,veccanërisht duke nisur nga vitet 80.Në qoftë se disa preferojnë ta identifikojnë këtë fenoment duke nisur nga fundi i shekullit të XX,historianë të vëmendshëm ndaj historisë (fakteve), flasin për globalizmin si term që ka ekzistuar edhe në shekujt e kaluar. Por ato ishin kohë të tjera ku globalizmi identifikohej me ndërkombëtarizimin e aktiviteteve prodhuese dhe në shkëmbimet tregtare. Në fushën ekonomike globalizimi shënon një integrim të fortë në ekonominë botërore dhe një pavarësi në rritje të vendeve ndaj njëri-tjetrit. Me të njëjtën fjalë nënkuptohet dhe afirmimi i sipërmarrjeve ndërkombëtare në skenën e ekonomisë botërore. Ky sektori i referohet si prodhimi i përqëndruar në jug të botës;po ashtu edhe shitjeve, ku produktet e disa markave të fuqishme i gjen gati në të gjitha vendet e botës. Për nga efekti teknologjik dhe ekonomik, e gjithë kjo mund të përkufizohet si një zhvillim i jashtëzakonshëm,për nga lidhjet e mundshme, jo vetëm ekonomiko-financiare ndërmjet vendeve të ndryshme të globit,duke bërë që ajo që ndodh në një vend të perkuotohet në kohë reale edhe nga vendet e tjera,madje edhe nga vendet më të largëta, me rrezikun që modelet intepretative të ekonomisë dhe shoqërisë të mos jenë në gjendje të vlerësojnë atë në kohë. Në fushën e ekonomisë globalizimi është kundërshtuar nga disa lëvizje jo-globalizimit,ndërkohë që është mbështetur fort nga disa grupe pro-globalizimit. Mjaft të ndezura vazhdojnë të jenë debatet për efektin që ai shkakton në vende që janë në zhvillim e sipër, sipas futuristëve globalizimi përfaqëson zgjidhjen ndaj varfërisë për vendet e botës së tretë. Ndërkohë që sipas aktivistëve të lëvizjes jo-globalizimit (no-global), kjo do të shkaktonte një varfërim më të madh të vendeve të varfëra, duke i atribuar më shumë pushtet politikave ekonomike botërore, duke e spostuar prodhimin në vendet më të industrializuara, duke ua hequr në këtë mënyrë vendeve që janë në zhvillim e sipër,duke shkatërruar kështu një pjesë të mirë të ekonomisë lokale.Globalistët gjykojnë se një shtet kombëtar,i limituar brenda kufinjve të tij, nuk mund t`u imponojë rregulla ndërmarrjeve transnazionale, që janë në gjendje të kapërcejnë me influencën e tyre cc`do barrierë politike, duke kushtëzuar kështu vendimet e qeverive. Fuqia e shtetit vjen duke u zvetënuar nga rreziku i të paguarit taksa aty ku kushton më pak, duke luajtur me sede (filiale) fiskale. Një nga propozimet më interesante që është hëdhur është mbyllja e parajsave fiskale në shtetet e vogëla si: San marino, Litenshtejni, Prinicipata e Monakos. Aktivistët e lëvizjes jo-globalizimit (no-global) saktësojnë se nuk janë kundër globalizimit , por përnjë model ndryshe të tij,më solid, që t`i kushtojë më shumë rëndësi diversitetit kulturor dhe të mos përpiqet të përziej gjithë planetin mbi modelin perëndimor. Është mjaft i kritikuar fakti se është përdorur një mënyrë e egër, pa futur brenda kriteret e tregëtisë ndërkombëtare, duke mënjanuar kështu limitet e shfrytëzimit të resurseve humane(njerzore) dhe ambjentale,me pretekstin e një zhvillimi që duhet mbështetur. Globalizmi nuk i ka përfshirë në kompleks vendet më të varfra, sikurse nuk ka ndikuar në reduktimin (zbutjen) e varfërisë. Për të tilla vende efekt më të madh se globalizimi do të kishte: përmirësimi i disa politikave të brendshme, zhvillimi i rrjetit infrastrukturor, vazhdimësia e stabilitetit politik, reformat në sistemin agrar dhe përmirësimin e asistencës sociale. Fituesi i Cmimit Nobel për Paqen, (indiani) Muhammad Yunus, teoricien i (micro-kredisë) financës, gjykon se Organizata Botërore e Tregëtisë është një buldozier në shërbim të ekonomive të mëdha, siç janë Shtetet e Bashkuara, të cilat pretendojnë të kenë lirinë të shesin në ç’do treg,por që shpesh kanë frikë konkurrencën brenda shtëpisë së tyre,edhe kur bëhet fjale për ndonjë prodhim agrikorial ose artizanal, në këtë rast ata mendojnë se është nevoja të promovojnë forma ndihme mbështetëse, derisa globalizimi t`i shërbejë zhvillimit. Sipas raportit të (organizatës) Amnesty International me globalizimin pushteti rrëshket nga duart e Shteteve, dhe spostohet në heshtje në ato të shumëkombeve, që bëhen interlekutorë në fushatat për mbrojtien e të drejtave humane (njerzore) në të gjithë botën. Gjatë një meshe(të mbajtur) në janar të 2008-ës, Papa Benedikti i XVI, theksoi se globalizimi nuk mund të jetë sinonim i rregullit në botë, përkundrazi shkakton konflikte tek supermacitë ekonomike, rëniene burimeve energjitike, hidrike dhe lëndëve të para,të cilat e bëjnë të vështirë punën e të gjithëve, në çdo nivel, të cilët mundohen të ndërtojnë një botë të drejtë dhe solidare. Efekte indirekte globalizimi ka edhe mbi ambienti dhe ndotjen e ajrit,të shkaktuara nga industrializimi dhe ulja e transporteve. Me globalizim,veç referimit për zhvillimin e tregjeve botërorë i referohemi edhe shpërndarjes së informacionit dhe mjeteve të komunikimit sicc ëhtë p.sh. interneti, që tejkalojnë kufijtë e vjetër nacional. Termi globalizim përdoret edhe në fushën kulturore dhe i referohet kryesisht faktit që në epokën kontemporane (bashkohore) flitet shpesh për kultura të tjera, si në nivelin individual për shkak të migrimeve stabile (tq qendrueshme), si në nivelin nacional në raportet mes shteteve. Shpesh herë u referohet edhe lëvizjeve në rritje të turistëve,njerëzve të biznesit etj. Në imagjinatën kolektive globalizmi shpesh perceptohet si një fenomen progresiv, që ka shkuar duke lënë pas në kohë në mënyrë natyrale,fazën e ndërmjetme mes të shkuarës dhe të ardhmes. Në të vërtetë nëse me globalizim i referohemi një fenomeni specifik të dhjetëvjeccarëve të fundit ,shkencërisht koncepti mund të jetë gjithccka tjetër veccse jo i konsoliduar edhe pse ka filluar të jetë pjesë e leksikut të masmedias. Për sa i përket ekonomisë p.sh.,autorë të ndryshëm gjykojnë se sistemi i shkëmbimeve ndërkombëtare ishte më i globalizuar para viteve 1914 se sa është sot, sistemet ekonomike janë gjithsesi të ndërtuar kryesisht mbi baza nacionale, por edhe ato me dimensione kontinentale paraqesin aspekte të ndryshme të ngushtimit sicc janë p.sh. politikat mbrojtëse tëUnionit (bashkimit)Europian. Gjithsesi, në ndërgjegjen e popujve fenomeni po konsolidohet bashkë me dëshirën për një botë më të mirë,përtej interesave personale dhe kufinjve (kombëtare) nacional. Flitet gjithnjë e më shpesh për “globalizim të të drejtave” , në këtë linjë edhe për respektim të ambientit, të eleminimit të varfërisë, ulje të dënimit me vdekje dhe emancipimit të femrës në të gjitha vendet e globit....