Përjetime gjermano-lindore për ngjarjet e gushtit 1968 në Çekosllovaki

Marshimi i trupave të traktatit të Varshavës më 21 gusht 1968 i dha fund eksperimentit të Pragës dhe shkatërroi edhe shpresën e shumë njerëzve në Gjermaninë Lindore. 1968-ta ishte në Perëndim viti i revoltave studentore. Në Lindje ajo ishte në radhë të parë viti i pranverës së Pragës. Përpjekja e reformatorëve nën Alexander Dubçekun, për të ngritur në Çekosllovaki një socializëm demokratik u ndoq edhe në Gjermaninë Demokratike me tension të madh. "Tass është i ngarkuar të bëjë të ditur se personalitetet e partisë dhe të shtetit në republikën socialiste të Çekosllovakisë i janë drejtuar BS dhe shteteve të tjera aleate me lutjen, që t´u japin ndihmë të menjëhershme popullit vëlla çekosllovak, megjithë ndihmën nga forcat e armatosura". Spikeri i lajmeve të radios së Republikës Demokratike Gjermane duhej të lexonte në mëngjesin e 21 gushtit 1968 një deklaratë gjithsej dymbëdhjetë minutëshe e gjysëm, e cila i befasoi shumë gjermanolindore që ishin duke ngrënë mëngjesin. "Ime shoqe hyri në kuzhinë dhe tha: ata kanë hyrë. Gjithmonë ekzistonte frika se kjo mund të ndodhte. Atëherë pasoi Karlsbadi, gënjeshtrat e trasha të Ulbrichtit, atmosfera e vëllazërimit gjoja të madh, e dhënies mend." - tregon Hartmut Zëahr, asokohe 32 vjeç. Ai punonte si historian në universitetin Karl-Marks të Lajpcigut dhe në vitin 1968 ishte e entusiazmuar nga rinovimi i socializmit në vendin fqinj. Zëahr rrjedh nga një familje sorbe, ai flet çekisht, udhëtonte rregullisht në Çekosllovaki dhe lexonte gazetat e atjeshme, të cilat megjithatë shpesh janë të gjitha të shitura. Edhe në Republikën Demokratike Gjermane simpatia këtë verë 1968 është në anën e Dubcekut dhe reformave të tij. Hyrja e rusëve i zgjon të gjithë nga ëndrrat për socializmin me fytyrë njerëzore: "Invazioni na zgjoi nga gjumi na shkatërroi. Demokratizimi i Dubcekut që në mars të 1968 kishte të bënte me lirimin e të burgosurve politikë, ishin disa mijëra vetë, që u liruan. Liria e shtypit, liria e udhëtimit, shpresa për gjithë këto gjëra edhe tek ne u shua. Dhe duhet të them, kisha frikë nga sigurimi i shtetit. Nuk kam lidhur me miqësi në një rreth të caktuar, që kishte të bënte me këtë veprimtari". Hartmut Zëahr bën në muajt e pranverës së Pragës një lloj jete të dyfishtë. Në shkollën e lartë funksionin ashtu siç pritej nga një shok partie. Në mbrëmje shkruan ditar për mbledhjet e partisë, ku komunistët energjikë drejtonin mbledhjet dhe simpatizantët e Dubçekut heshtnin nga frika. Ai shkruan për konfliktet e tij të brendshme, për mendimet e tij heretike, shakatë politike, zhgënjimet e përditshme. Dy dekada më vonë Zëahr i botoi shënimet e tij. Edhe nxënësja asokohe 17-vjeçare Hildegart Becker nga Frankfurti mbi Oder kishte nevojë të shkruante ato ditë gushti 1968-ës. Ajo mëson makinën e shkrimit të babait të saj, një prifti protestant, dhe shkruan së bashku me një shoqe dhe motrën e saj fletushka proteste kundër invazionit. Ato ua dërgon banorëve të qytetit, adresat i merr prej numëratorit telefonik. Shkon deri te shkronja K se pastaj mbërrin Sigurimi i Shtetit - Stazi. Nga 21 gushti deri në fund të nëntorit 1968, kështu dëshmojnë dosjet e sigurimit, në Gjermaninë Lindore u zhvilluan procese hetimore kunder 1290 personave, që kishin shkruar parulla, kishin shpërndarë trakte, apo kishin shprehur kritika publikisht. Për republikën e mbikqyrur rreptë kjo ishte një valë e vërtetë proteste. Të burgosurit janë punëtorë të rinj, studentë, nxënës, ndër ta edhe fëmijë funksionarësh të partisë. Vajza e priftit Hildegart Becker arrestohet tri javë pas aksionit me letra. "Tri javë më vonë. rrugës për në shkollë, pranë meje ndaloi një makinë. Më pyetën nëse kisha me vete pasaportën, sepse ata kishin disa pyetje. Dhe ata bënë me mua një rrugë shumë të shkurtër, mund të kishim shkuar edhe në këmbë 500 metër deri te burgu". Në burg dëgjon këmbanat e kishës, ku predikon i ati. Hildegart Becker rrjedh nga një familje prifti dhe nuk është anëtare e organizatës së pionierit apo të rinisë dhe ndjehet e përjashtuar. Por armike e socializmit ajo nuk është për këtë arsye. "Vokabulari i socialismit kishte diçka. Të drejta të barabarta dhe kundër varfërisë. Pra kishte një forcë tërheqëse. Prandaj dhe mendoja nuk është e mundur që në socializëm të ndërhysh me tanke, sa keq për socializmin". Hildegart Becker merret në pyetje tre muaj me radh në burgun e sigurimit në Frankfurt-Oder, pak para krishtlindjeve 1968 lirohet. Shteti nuk do të strapacojë pa nevojë lidhjet me kishën. Hildegart Becker vazhdon maturën, studjon inxhinjeri ndertimi, më vonë edhe teologji dhe angazhohet 1989 në lëvizjen qytetare në RDGJ. Ajo ka mësuar çekisht, shoqja e saj më e mirë është çeke dhe vajza e saj studjon sot në Brno të Cekisë. Hartmut Zëahr që ka mbajtur ditar është një historian i njohur në lIndje dhe perëndim Ai jepte mësim deri në vitin 2001 në universitetin e Leipcigut. Jo vetëm ditari i 68-ës të kujton pranverën e Pragës. Edhe i biri, që quhet po Alexander si Dubceku, heroi i 68-s socialiste....