E Shtunë, 31 Tetor 2026

Glock, surpriza e provave ne Japoni

Glok u tregua me i shpejti ne sesionin e dyte te provave, duke perfituar edhe nga neglizhenca e skuadrave te medha qe me shume punuan per garen pa u shqetesuar shume per kohet e arritura.

Timo Glok eshte surpriza e provave te lira ne cmimin e madh te Japonise ne Formula 1. Gjermani i Tojota-s eshte treguar me i shpejti diten e premte duke lene pas lideret e ketij kampionati Ljuis Hamilton apo Felipe Massa.

Ne te vertete, Glok u tregua me i shpejti ne sesionin e dyte te provave, duke perfituar edhe nga neglizhenca e skuadrave te medha qe me shume punuan per garen pa u shqetesuar shume per kohet e arritura. Glok e mbylli sesionin e dyte te provave me kohen 1:18:383 sekonda. Ne vendin e dyte u rendit piloti i Reno-se, Fernando Alonso, nderkohe qe dueli Meklaren-Ferrari perfundoi ne favor te skuadres anglo-gjermane me Hamilton qe u tregua me i shpejte se Massa me te mijtat e sekondave.

Persa i perket sesionit te pare te provave, piloti me i shpejte ishte Ljuis Hamilton me kohen 1:18:910, i ndjekur nga Massa me 0.153 sekonda me shume. Vendi i trete i takoi Kovalainen perpara bashkekombasit te tij Kimi Raikkonen. Provat zyrtare dhe gara per cmimin e madh te Japonise do te transmetohet direkt nga Top Channel mengjesin e te shtunes ne oren 7:00 dhe te dielen ne ora 6:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›