Antonio Puerta, familja akuzon klubin

Prinderit e ish mbrojtesit te Seviljes, Antonio Puerta, i cili nderroi jete gjate nje ndeshje futbolli me skuadren andaluziane, akuzojne shoqerine per demin moral qe i ka shkaktuar familjes.
Prinderit e viktimes deklarojne se mjeket ishin ne dijeni te problemeve kardiake te 21 vjecarit por nuk e penguan asnjehere te zbriste ne fushe, cka beri qe ne 25 gusht te vitit 2007 Antonio te merrte goditjen me te madhe kardiake, e cila i shkaktoi vdekjen pak minuta me pas.
“Ne rast se shoqeria nuk do ta pranoje kete gje, ashtu sic po ben ne keto momente, atehere do jemi te detyruar t’i drejtohemi gjykates”, eshte shprehur avokati i familjes, Juan Manuel Mauduit. Sipas tij, prinderit e Antonios kembengulin ne faktin se mjeket nuk duhej ta linin te dilte me kembet e tij nga fusha.