E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio, Lotito siguron: Pandev nuk largohet

Presidenti i Lazio-s qeteson gjithe ambientin bardhekalter pas “siraneve” qe erdhen nga Bavaria per sulmuesin Goran Pandev.

Claudio Lotito duket se i ka vene gishtin kokes dhe ka mesuar nga e kaluara. Presidenti i Lazio-s qeteson gjithe ambientin bardhekalter pas “siraneve” qe erdhen nga Bavaria per sulmuesin Goran Pandev.

“Rrini te qete sepse Lazio e di cfare duhet te beje. Eshte ne interesin e shoqerise te ruaje pasurine e ndertuar me djerse”, shprehet pronari i klubit roman. Me kete deklarate, Lotito i eshte kunderpergjigjur me nje “jo” te prere klubit bavarez qe tentoi ta merrte edhe gjate muajve te veres lojtarin maqedonas.

“Ne e dime se cfare duhet te bejme dhe shume shpejt do nenshkruajme nje kontrate te re”, shtoi presidenti, sipas te cilit, kontrata e re eshte gati edhe per Mauri-n, nje nga lojtaret baze te skuadres se ketij sezoni. Aktualisht Lazio mban kreun e klasifikimit ne Serie A me pike te barabarta me Interin, duke rezultuar nje nga surprizat e ketij fillim-sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›