Laporta: Messi, me i miri ne gjithe historine

Eshte lojtari qe deshirohet me shume ne Katalonje dhe nuk ka si te jete ndryshe, pasi qe prej mberritjes ne token spanjolle, ai ka dhuruar vetem magji.
Klasin e larte dhe prodhimtarine qe i jep sulmit te Barcelones Lionel Messi, e vlereson me notat me te larta edhe presidenti Joan Laporta, i cili shprehet me siguri te plote se lojtari argjentinasi eshte me i miri ne bote. Shefi i klubit “blougrana” lobon per beniaminin e tij, pasi pas pak kohesh do te dorezohet edhe Topi i Arte ku konkurrenti me i madh i katalanasit eshte Cristiano Ronaldo.
“Eshte futbollisti me i mire i historise se futbollit. Nuk kam pare asnjehere lojtar si ai. Mendoj se eshte dicka e meseme mes Maradones dhe Cruyff sepse arrin te mbaje topin ne sulm njelloj si Diego dhe ka te njejtin ritem si Joan. Mund te rritet edhe me shume por perdite po fiton rolin e liderit. Eshte nje lojtar qe ka bere gjithmone ndryshimin. Nje here e pashe kur ishte 14 vjec dhe shenoi 4 gola ne 14 minuta”, shprehet Laporta.