E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia me sulm te ri perballe Bullgarise

I rikthyeri Marcello Lippi eshte optimist per kete takim edhe pse fytyra e ekipit eshte rinuar ndjeshem.

Ne rrugen e eleminatoreve per boterorin 2010, kampionet e botes do perballen me nje pengese te madhe. Italia do zbrese ne Sofje per t’u ndeshur me Bullgarine e Berbatov pas dy fitoreve te para ne grup.

I rikthyeri Marcello Lippi eshte optimist per kete takim edhe pse fytyra e ekipit eshte rinuar ndjeshem. “Tek djemte shikoj nje entuziazem te madh. Kemi kaluar nje jave shume te bukur dhe kam shume besim se elementet e rinj do dine si te integrohen ne ekip”, theksoi tekniku kampion bote.

Me tej, ai foli edhe per sulmuesin e ri Pepe, thirrja e te cilit ne kombetare la me “goje hapur” nje pjese te madhe te opinionit publik ne Itali. “Pak Pepe do na beje mire ne skuader”, shtoi tekniku nga Viaregio. Lippi konfirmoi gjithashtu se sulmi do te perbehet nga nje tredhembesh me Pepe-n, Di Natale-n dhe nje mes Gilardino -s dhe Toni-t. Kater dite me pas, Italia do te ndeshet me surprizen e grupit, Mali i Zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›