Gloria Kampaner, pianistja italiane në Tiranë
30/04/2009 Edhe pse tepër e re në moshë, është një pianiste e afirmuar në skenat ndërkombëtare. Koncertin e radhës Gloria Kampaner do ta mbajë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Shqipëri. Në 3 maj ajo do të ngjitet përkrah orkestrës sonë nën drejtimin e Zhani Cikos për të sjellë pjesë nga F. Chopin- “Polonaise Fantasie”, F. Liszt- Etyd trashëndental nr.11 ("Harmonies du soir"), Ëagner – Liszt- “Dashuria dhe vdekja e Izoldës” nga opera "Tristan dhe Izolda", S. Rachmaninov, etj.
Gloria Kampaner ka lindur në Jezolo (Venezia) në vitin 1986. Filloi studimet e pianos që në moshën 4-vjeçare nën drejtimin e prof. Daniela Vidali. Menjëherë afirmohet në majat më të larta të shumë konkurseve pianistike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë më shumë se 20 çmime të para dhe duke dhënë koncerte në të gjithë Italinë. Në moshën 12-vjeçare debuton si soliste me orkestrën e Venetos në teatrin e qytetit të saj të lindjes. Nxënëse e Bruno Mezzena-s, në vitin 2005 u diplomua me notë maksimale në konservatorin e Udines dhe një vit më vonë ndoqi diplomën trevjeçare të perfeskionimit të lartë pranë Akademisë Muzikore të Peskarës, duke marrë notën maksimale në ekzekutimin e ‘Koncertit të dytë’ të Rachmaninovit. Ka perfeksionuar formimin e saj muzikor pranë docentëve dhe muzikantëve me famë ndërkombëtare, si J. Swann, S. Perticaroli, B. Lupo, A. Jasinskij, G. Gruzman, M. Tirimo, D. Bashkirov, duke ndjekur seminare dhe masterklas në Itali dhe jashtë saj pranë institucioneve të famshme, si Mozarteum në Salsburg, në Akademinë e Imolës, Hertford College në Oksford dhe konservatorin e Zvicrës italiane në Lugano. Aktualisht po perfeksionohet me Konstantin Boginon dhe është regjistruar në Konservatorin e Muzikës në Karlsruhe në Gjermani nën drejtimin e Fany Solter. Ndërmjet shumë çmimeve dhe vlerësimeve, në vitin 2008 fiton çmimin III absolut në konkursin pianistik ndërkombëtar “Çmimi Shuman” në Lamporeçhio (PT), ku mori dhe çmimin e publikut, çmimin e dytë absolut në Edicionin e 13-të të Turneut Ndërkombëtar të Muzikës, në vitin 2007 triumfon në Konkursin e Società Umanitaria di Milano, duke regjistruar edhe një CD për “Maister Musica Bern”. Ka mbajtur shumë koncerte në Europë, Japoni, Turqi, Kazakistan, Izrael, Amerikën e Jugut, duke marrë vlerësimet më të larta të publikut dhe kritikës. Shumë shpesh koncertet e saj janë regjistruar dhe transmetuar në RAI, C&N, Sky Classica, B-B Radio (Baden–Baden), RTSI (Radiotelevizioni Zvicrës italiane). Është anëtare e përhershme e Akademisë së Muzikës së Dhomës në Bari. Prej vitit 2006 luan duo me violinistin Daniele Orlando, me të cilin janë perfeksionuar me docentë të shquar, si Ana Chumachenco, Bruno Mezzena, Felice Cusano, Pier Narciso Masi, Massimo Quarta. Përmenden shumë bashkëpunime në Itali dhe jashtë me artiste, si Ivry Gitlis, Marcello Abbado e Joost Vrounraets, koreograf dhe balerin i “Maurice Bèjart Ballet Lousanne”. Në cilësinë e pedagoges, Gloria është ftuar të mbajë masterklas në Itali dhe jashtë, si pranë Konservatorit të Shtetit “Mimar Sinan” të Stambollit, ashtu dhe pranë Akademisë Ndërkombëtare “Kaznam” të Astanës në Kazakistan. Prej vitit 2008 është emëruar artiste zyrtare e “Steinway & Sons”.