Vetëm 160 mijë turistë në parqe kombëtare e muzeume
30/04/2009 Turku: Tre muajt e parë ka 7 për qind më shumë turistë se në 2008-n
Parqet kombëtare dhe muzeumet shqiptare mbeten shumë pak të vizituara. Shifra e fundit e Ministrisë së Turizmit konfirmon këtë fakt. Vetëm 160 mijë vizitorë kanë qenë pjesë e organizimeve turistike në parqe dhe muzeume, nga rreth 2,6 milionë turistë që hynë gjatë 9 muajve të vitit 2008. Shifrat janë bërë publike dje nga ministri i ri i Turizmit, Ardian Turku, gjatë një takimi me temë “Balanci i turizmit në Shqipëri dhe sfidat për vitin 2009 të mbështetur në partneritetin e pushtetit qendror vendor dhe biznesit privat". Pjesëmarrësit kanë diskutuar rreth punës së bërë dhe planet në sektorët që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e turizmit.
Investimet
Turizmi aktualisht është vlerësuar si një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Bashkë me tregtinë shoqëruese dhe me shërbimet plotësuese, sipas ministrit të Turizmit, Ardian Turku, ky sektor është katalizator kryesor i rritjes sё ekonomisë nё vend. “Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare është 11% dhe numri i të punësuarve në këtë fushë është rreth 138 mijë”, - nënvizoi ministri Turku. Vetëm për vitin 2008 janë restauruar e rikonstruktuar objekte tё kultit dhe trashëgimisë kulturore me një vlerë 310 milionë lekë. “Kjo i ka shërbyer rritjes së vizitueshmërisë së tyre nga turistë e pelegrinë. Numri i përgjithshëm i vizitorëve në parqe kombëtare dhe muzeume për vitin 2008 arriti në rreth 160 mijë vizitorë”, - tha Turku.
Turistët kosovarë
Edhe këtë vit pritet të ketë një shtim të vizitorëve nga Kosova kryesisht, si rezultat i hapjes së disa akseve rrugore. “Turistët kërkojnë infrastrukturë të mirë rrugore, energji elektrike të pandërprerë, furnizim të vazhdueshëm me ujë dhe shërbime publike cilësore. Investimet e mëdha infrastrukturore dhe veçanërisht rruga Durrës-Kukës që do të hapet këtë verë do t”i ofrojë mbi 1 milion turistëve nga Kosova një ndryshim shumë cilësor për turizmin. Shumë rrugë të tjera nacionale dhe akse kryesore në rajonet turistike do t’i lehtësojnë turistëve udhëtime të rehatshme dhe në kohë më të shkurtër”, - tha në fjalën e saj zëvendësministrja Suzana Turku. Sfida të tjera mbeten edhe problemet me zonat turistike, sa i përket higjienës dhe kushteve për turistët. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, theksoi se nga drejtoritë e Shëndetit Publik gjendja ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit. Gjithsesi, ndotja e plazheve dhe mirëmbajtja e ambienteve mbeten probleme serioze. Kontrollet nga inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë ardhur duke u shtuar, por për këtë nevojitet edhe bashkëpunimi i pushtetit lokal.
Rrjet të dhënash
Ne nuk kemi ende një rrjet të saktë të dhënash për turistët. Vetë ministri Ardian Turku theksoi dje se krijimi i një rrjeti të dhënash statistikore sipas kërkesave dhe standardeve botërore është një sfidë për të ardhmen. “Jemi duke bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme për nxjerrjen e të dhënave për grup moshat, kombësitë, rezidencat e turistëve që në pikat e kalimit kufitar. Kërkojmë një bashkëpunim më konkret me administratorët dhe pronarët e Njësive Akomoduese për të pasqyruar netqëndrimet e turistëve çdo muaj”, - tha Turku.
Të ardhurat
Të dhënat e Ministrisë së Turizmit për të ardhurat rezultojnë me rritje. “Qeveria, në programin e saj, ka parashikuar që të ardhurat nga turizmi të arrijnë shifrën prej 800 mijë euro në vit. Kjo shifër është tejkaluar. Të ardhurat nga turizmi kapën vlerën 1.4 milionë euro që në 9-mujorin e vitit 2008”, - tha ministri Turku. Banka e Shqipërisë në raportin e saj konfirmon se prurjet valutore nga eksporti në turizëm ishin në nivelin e 1,2 miliardë eurove, dukshëm më lart se sa niveli i eksportit të mallrave për vitin 2008.
Paketat turistike
Një prej sfidave të Ministrisë së Turizmit është përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe shërbimeve. Oferta e paketave turistike duhet të jetë më efektive në mënyrë që Shqipëria tё jetë më konkurruese, duke ndërthurur nё paketat turistike evenimente me tematikë kulturore, natyrore, sportive, gastronomike, artizanale. “Tё inkurajojmë investimet në turizëm për tipe tё ndryshme akomodimi, siç janë bujtinat, në zonat e thella malore e me popullsi të rrallë”, - tha ministri Turku, duke përmendur projektin e “40 Haneve” në zonën veriore të vendit.
2,6 milionë vizitorë
Gjatë periudhës janar-shtator vendin tonë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, e kanë vizituar 2,6 milionë persona. Por nga këta, rreth 48 për qind, pra gjysma e atyre që kanë ardhur nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit ishin vizitorë me nënshtetësi shqiptare. Vetëm 52 për qind ishin shtetas të huaj, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008, pra vetëm 1,5 milionë shtetas të huaj. Një objektiv ky i parealizuar nga ish-ministri i Turizmit, Ylli Pango, i cili premtoi se gjatë 2008 do të vizitonin vendin tonë, mbi 2 milionë turistë. Gjithsesi, ky numër rezulton të jetë rritur me 21 për qind gjatë vitit 2008, në krahasim me një vit më parë. Ekspertët e autoritetit qendror bankar vlerësojnë se ndonëse 46 për qind e vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë tre muajve të tretë të vitit 2008, turistët kanë vizituar vendin tonë edhe jashtë muajve të verës. Të dhënat tregojnë se rreth 93,7 për qind e vizitorëve të huaj janë me netqëndrimi, ndërsa një pjesë e vogël 6,3 për qind janë me vizita njëditore dhe rreth 70 për qind e tyre kanë hyrë nëpërmjet kufirit tokësor.