E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton procesi gjyqesor per nente te pandehurit e masakres se Cerrikut

Tirane - Starton procesi gjyqesor ne ngarkim te 9 te pandehurve te akuzuar si anetare te "Bandes se Cerrikut". Nente te pandehurit jane paraqitur dje perpara gjykates, ku dhe jane njohur me trupin gjykues qe do te gjykoje dosjen hetimore ne ngarkim te tyre. Me pas gjykata ka vendosur ta shtyje procesin gjyqesor per ne shtator, pasi mungonin disa nga avokatet mbrojtes te te pandehurve. Nente te pandehurit e ketij procesi gjyqesor jane

Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese" te 6 efektivave dhe plagosjen e 16 te tjereve. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ngjarja ka ndodhur me 22 maj te vitit 1997, kur te pandehurit kane sulmuar me arme zjarri Posten e Policise se qytetit Cerrik, ndersa jane larguar me force punonjesit e policise nga kjo poste. Sipas hetimeve, nje dite pas sulmit forca te policise se Komisariatit Elbasan, te drejtuara nga shefi i komisariatit te asaj kohe, Agron Kuliqi, ne bashkepunim me forcat speciale (Garda e Republikes) kane vajtur ne qytetin e Cerrikut per te rivendosur rendin. Te pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi, ne dijeni te levizjeve te forcave policore ate dite ne qytetin e Cerrikut, kane organizuar nje grup personash te armatosur, me qellim goditjen e forcave te policise. Te pandehurit, te cilet ishin vene ne dijeni te mberritjes se forcave ne kete qytet, i kane pritur ata dhe me pas i kane qelluar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Te pandehurit rane ne pranga vetem nje vit me pare, pas rihapjes se dosjes hetimore, e cila ishte mbyllur per mungese te provave, te cilat mund te shpinin tek autoret.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›